Ka filluar Turniri i Futbollit në fshatin Roganë të Kamenicës.
I pari i komunës, Kadri Rahimaj, mori pjesë në hapjen e këtij turniri, dhe tha se ky turnir bashkon qytetarët e Kamenicës.
“Rogana është shtëpia e magjisë së futbollit të vogël
Edhe këtë vit, në këto shkallë dhe në këtë fushë bashkohen qytetarët e Kamenicës, si askund tjetër.
32 skuadra, plot talent dhe strategji do të përballen deri në finalen e madhe me 30 korrik, për vendin e parë.
Emocionet filluan sot…”, ka thënë Kryetari Rahimaj,/GJILANI INFO/