- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Kryetari i Komuës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal në Kamenicë, Liridon Kastrati dhe Menaxherin e Njësisë Operative të Hidromoravës në Kamenicë, Sherif Thaqi, kanë pritur në takim Kryeshefin e “Hidromoravës”, Ymer Salihu. I pari i komunës ka thënë se në këtë takim kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryeshefin Ymer Salihu për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Karaçevë të Epërme, Hodonoc dhe Dajkoc. “A jeni të gatshëm për një hap shumë të madh në komunën tonë të bukur? Ditët pa ujë, me mundime dhe improvizime, mbarojnë këtu. Së bashku me Kryeshefin e Hidromoravës, Ymer Salihu,…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN KOSOVA) të përfaqësuar nga Jeta Xharra. Qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e angazhimit të qytetarëve dhe të transparencës si dhe llogaridhënies në nivel lokal në implementimin e projekteve infrastrukturore dhe mbikëqyrjes qytetare, dhe promovimit të hapësirës së dialogut publik. Bëhet me dije se më këtë dokument palët pajtohen t’i hapin rrugë themelimit të “Ekipit të Auditimit Social” në projektin “Renovimi dhe zgjerimi i rrugës “Kongresi i Manastirit – Faza e dytë ”. Përndryshe kjo marrëveshje e bashkëpunimit është në…
Kryetari Hyseni: Për herë të parë në komunën e Gjilanit, qytetarët vendosën se ku duan të investojnë mjetet e ndara nga komuna
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se për herë të parë në qytetarët vendosën se ku duan të investojnë mjetet e ndara nga Komuna. Ai ka nënvizuar se bashkërisht, ndërtojmë një qytet më të mirë për të gjithë. “Me transparencë të plotë e gjithëpërfshirje, organizuam dëgjime buxhetore me gratë, të rinjtë dhe banorët e fshatit Zhegër, Miresh e Bresalc, ku banorët vetëpropozuan dhe më pas votuan projektet prioritare për komunitetin dhe lokalitetet e tyre”, është shprehur kreu i Komunës së Gjilanit./GJILANI INFO/
Në Gjilan po vazhdon aksioni për pastrimin e hapësirave publike, përfshirë edhe lumenjtë dhe varrezat. Mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave publike, përkatësisht një qytet i gjelbër dhe i qëndrueshëm, është njëri nga prioritetet e Komunës së Gjilanit, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni. “Sot, të gjithë së bashku, Institucionet Komunale, Qendra Rinore dhe shkolla “Vatra e Diturisë” e fshatit Livoç i Epërm si dhe Skat Consulting punuan në pastrimin e pellgut të lumit Morava”, ka thënë kryetari Hyseni. Aksioni ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj ambientit jetësor. “Përveç ruajtjes së lumenjve, aktivitetet e tilla rrisin edhe ndërgjegjësimin…
Këtu, si në çdo treg mallrash, vlera e konsumit është e pamjaftueshme për të përcaktuar vlerën e këmbimit. Faktori “individ”, për nga rëndësia e tij, mbizotëron sipas çmimit të tregut, mbi mjeshtërinë profesionale dhe shumë më shpesh luan një rol vendimtar. Megjithatë, personi më joshës nuk mund të kompensojë mungesën e plotë të mjeshtërisë, përderisa sistemi ynë ekonomik nuk do të mund të funksiononte mbi një bazë të tillë. Është e rrallë kur mjeshtëria dhe ndershmëria në vetvete sigurojnë sukses. Formula e suksesit shprehet me fjalë të tilla, si aftësia për të shitur veten, zotësia për të dhënë (dhuruar)…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Huntertown, SHBA në një familje shqiptare. Mediat amerikane raportojnë se 49-vjeçari Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçare Arjana Gllafce, janë gjetur të vdekur brenda në shtëpi. Nga hetimet rezulton se 49-vjeçari ka vrarë gruan dhe më pas është vetëvrarë. Ata kishin dy djem, 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Të afërmit e Arjanës bëjnë apel për ndihmë në rrjetet sociale për të ndihmuar fëmijët.
Gërvalla-Shwartz: Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwartz, ka vazhduar deklaratat konfrontuese me shtetet aleate të Kosovës. Ajo në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, tha se “Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë”. Po ashtu, Gërvalla pa cekur emra, tha se Kosova nuk duhet të lejojë që disa diplomatë, të cilët i cilësoi “problematikë”, ta fusin Ballkanin Perëndimor në luftë. “Ne, si Perëndimi në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë në një aleancë jo të shenjtë me përfaqësuesin e Putinit, Vuçiç. Në…
Tejkaluan në vijë të plotë, 150 euro gjobë ndaj dy personave dhe marrje e patentë shoferit për tre muaj
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 150 euro gjobë ndaj dy shoferëve, dy pikë negative dhe heqje e patentë shoferit për tre muaj për shkak të tejkalimit në vijë të plotë. Në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto ku shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, ku kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 me pronarë të bizneseve. Të pranishëm në këtë takim ishin: Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Drejtoresha e Administratës, Arlindë Sejdiu, zyrtari Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe pronarë të bizneseve. Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim ku kërkoi nga pronarët e bizneseve të paraqesin nevojat e tyre në mënyrë që ato të cilat janë më prioritare t’i vendosin në listën e projekteve. “Arsyeja kryesore e…
Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, në kuadër të plan programit të saj, sot ka organizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të 10 – ta dhe 11 -ta me temën: 1. Ndikimi i drogave, duhanit, shisha barëve dhe dukurive tjera negative në orientimin e të rinjve në karrierë. 2. Identifikimi i problemeve me kohë dhe preventiva nga këto dukuri. 3. Bashkëpunimi në pesëkëndëshin Shkollë-nxënës-prindër-polici-komunë. Të ftuar në panel: Nexhat Hajrullahu përfaqësues nga DKA-ja Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës Selami Shabani nga Mjekësia Familjare. Togeri Ismet Hashani, shpjegoi nga përvoja e tij që ka…

