- Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
- Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
- Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
- Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë
- Prokuroria në Gjilan ka ndaluar dy persona, ka ngritur tri aktakuza dhe ka paraqitur tri kërkesa për paraburgime
- Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti
- Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashk me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetarin e komunës së Ferizajit dhe të tjerë, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare të rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS) dhe GIZ-it gjerman, e organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal. Në këtë konferencë po diskutohet rreth Energjisë, Transportit dhe Mbrojtjes së Klimës (ORF – ETC) dhe Modernizimi i Shërbimeve Komunale, ku përveç delegacionit kosovar janë edhe kryetar nga shumë shtete dhe udhëheqës të Nalasit. Përndryshe, komuna e Vitisë është komuna e parë në strategjinë 2030, vendime…
Politikani Republikan nga Serbia, Nikola Saduloviq, ka ardhur përsëri në Kosovë. Sanduloviq, që njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka kërkuar falje për krimet e luftës që shteti i tij i kreu në vitet ’90, tregon se qëndrimet e tij i kanë sjell shumë problem në shtetin e tij. “Nuk mund të ndalem tek vetëm një ngjarje, pavarësisht që kanë gjuajtur edhe eksploziv te ndërtesa, po ashtu kur vajza ime ka qenë duke shkuar në punë në një mëngjes, e kanë kidnapuar dhe ia kanë vendosur pistoletën në kokë, po ashtu edhe gruas sime. I kanë helmuar, i kam gjetur…
Sot, në përvjetorin e 58-të të shuarjes së rilindasit, Fan S. Noli në komunën e Kamenicës u bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së mesme të ulët, e cila mban emrin e tij. Kjo shkollë do të ketë gjithsej 20 klasa e pjesë tjera përcjellëse të cilat do të ofroj kushte më të mira për mësim si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se vënia e gurthemelit të kësaj shkolle po bëhet pikërisht në përvjetorinë e 58-të shuarjes së rilindasit, Fan S. Noli, emrin e të cilit e mban edhe…
Një shtetas i Serbisë u arrestua dje në fshatin Topanicë të Kamenicës, pasi kishte vjedhur në dy lokale. “Është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme, të viktimave meshkuj kosovarë.”, bëri të ditur Policia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë mbajtur sot punëtorinë për Strategjinë Zhvillimore Lokale 2023-2028. Me këtë rast nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e kërkesave të fermerëve, duke theksuar se strategji të tilla lehtësojnë jo vetëm punët e drejtorisë por edhe komunitetit në përgjithësi në arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre. Edhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, tha se një strategji e tillë do t’i shërbejë në të ardhmen sektorit të bujqësisë dhe…
Poeti Gjekush Gashi, i cili jeton e vepron në mërgatën tonë (në Gjermeni), po dëshmohet si autor i spikatur për fuqinë krijuese, duke evoluar me idetë e veta gjatë vargëzimit dhe duke shpërfaqur preokupimet specifike në interpretim të dukurive e të fenomeneve, gjithnjë brenda një estetizmi të projektuar qartë sipas urdhrit teoriko-letrar. Strukturat poetike nga poeti Gjekush Gashi janë konstruktuar me maturi, duke i thënë mendimet me prezicitetin e sintaksës së zgjedhur, thjeshtë dhe kuptueshëm, që s’domend se janë vetë pasuria e gjuhës poetike të tij. Realizimet poetike të autorit Gashi në këtë përmbledhje poetike, vërtet janë të bukura,…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). “Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!”, ka shkruar Mehaj. Ministri Mehaj ka njoftuar se krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit. “Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu’, ka shtuar Mehaj.
Dramë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku ishin të pranishëm mbi 1500 shikues, ndërsa fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, e ka mposhtur me rezultat 3:2 kampionin në fuqi, Ballkanin. Ndeshje me kthesa në rezultate, 1:0, 1:2 dhe 3:2. Ndeshjet që do të mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë. Për Llapin realizuan Alidema (5’), Maliqi (71’), Neto (76’) dhe për Ballkanin Rrahmani (53’) e Korenica (63’). Llapi renditet në vend të gjashtë me 32 pikë dhe Ballkani bie në vendin e dytë me 50 pikë, ka një me pak se lideri Drita pas 25 jave të…
Drita e Gjilanit është lider i ri i Kampionatit të Kosovës, Futbollistët e Dritës treguan lojë të mirë, duke e fituar (1:0) derbin e madh ndaj Gjilanit. Derbi u zhvillua në stadiumin ndihmës në Gjilan, kohë e mirë dhe lojë me rivalitet. Në minutën e 43-të, Blend Baftiu ka realizuar pas asistimit të Besnik Krasniqit. Drita kryeson me 51 pikë, duke lënë pas Ballkanim me 50 dhe Gjilani renditet i treti me 39 sosh pas 25 jave të zhvilluara.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim dhunimi që ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë. Sipas raportit të policisë thuhet se viktima kishte rezistuar duke i shpëtuar kështu dhunimit. I dyshuari është arrestuar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për veprën e lartcekur. Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

