Author: admin

Komuna e Kamenicës për herë të parë ka mbajtur garën në motocross, ku kësaj gare i janë bashkuar motoçiklistë e vizitorë nga të gjitha vendet e Kosovës. Me shumë entuziazëm, adrenalinë, emocion e mbi të gjitha energji të pashterrshme për fitore, motoçiklistët filluan garën e cila u mbajt në mes të qytetit të Kamenicës. Një shteg jo edhe aq i lehtë për t’u kaluar, tërhoqi edhe më shumë vëmendjen e të pranishmëve, të cilët i duartrokisnin motoçiklistët. E çdo fillim i garës e ka edhe mbarimin e saj, ku pas gjithë asaj adrenaline, triumfuan disa fitues, të cilët u…

Read More

Java e fundit e korrikut do të filloj me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat të martën mund të arrijnë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C. Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, ku do të kemi zbritje të tempretaruave. Parashikimi i Motit për pesë ditë: E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. Sipas IHMK-së, do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë. Në zona të kufizuara mund të bie breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. IHMK ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, si dhe të respektohen këshillat…

Read More

Komuna Egerkingen është e para. Kosovarët në raport me numrin e banorëve këtu janë 9.3 për qind. 391 nga gjithsej 4221 banorët, janë kosovarë Shqiptarët (kryesisht shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë) zyrtarisht përbëjnë komunitetin e katërt më të madh, të huaj, në Zvicër, pas gjermanëve, italianëve dhe portugezëve, shrkuan albinfo.ch. Por, në kantonet gjermane të vendit ata zënë vendin e tretë dhe në ndonjërin prej tyre, madje edhe vendin e dytë. Nga ana tjetër, dihet se kur themi komunitet shqiptar, ne i mendojmë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga shteti prej të cilit vijnë dhe pavarësisht nëse ata kanë…

Read More

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiq, thotë se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e detyrueshme sipas së drejtës ndërkombëtare, që do të thotë se është obligim politik dhe juridik. Janjiq, duke folur për mediat serbe, vlerësoi se ata që udhëheqin negociatat ende nuk e kanë kuptuar se ky është obligim i tyre moral dhe social ndaj shoqërisë në Kosovë dhe ndaj Serbisë. Ai përkujtoi se “formati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendosur në bazë të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe nuk mund…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku u paraqiten Burim Berisha dhe Betim Latifi, anëtarë të Kryesisë së Degës, të ciltë adresuan kritikat e tyre në adresë të pushtetit. “Profesionalizmin, transparencën e llogaridhënien i kishin vathë në vesh gjatë fushatës elektorale, por siç duket nuk ia kanë as më të voglën ide se si duhet të realizohen këto objektiva. Zyrat e Komunës janë të mbushura me militantë partiakë. Para profesionistëve të vërtetë, partia në pushtet po u jep hapësirë militantëve pa asnjë lloj kualifikimi profesional për…

Read More

Janë arrestuar dy persona të dyshuar ne Gjilan, pasi që, të njëjtit, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht nje personi tjeter duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton policia. Sipas burimeve policore, si pasojë e lëndimeve i permenduri gjendet në spital për trajtim mjekesor të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit jane  dërguar në paraburgim, thuhet nga policia. /GJILANI INFO 

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Gjilan është raportuar e zhdukur. Rasti ka ndodhur në Gjilan. “Gjilan 14.07.2023-22:30. Ankuesi mashkull kosovar më 20.07.2023 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. IHK njofton se të dielën mot kryesisht me diell por më i freskët. Pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gra celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. IHK…

Read More

I shoqëruar nga Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, dhe me deputetët Arijeta Rexhepi e Luan Aliu, nga ajo çfarë u pa nga tre llotet e vizituara, kryeministri Kurti ritheksoi bindshëm se Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet. “I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave…

Read More