- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Ajo së bashku me shoqet e saj kishin vjedhur një veturë, ku pas pak orësh janë përplasur me një veturë tjetër Policia amerikane ka zbuluar të dhëna të tjera nga aksidenti që ndodhi të premten e shkuar në Waterbury, ku humbi jetën një shqiptare. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 14-vjeçaren A. M., me origjinë shqiptare. Raporti i policisë tregon se shqiptarja ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur, kur u përplas me një Ford Escape. 14-vjeçarja ka dalë jashtë mjetit si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital,…
Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) njoftoi se dridhje tektonike janë regjistruar të enjten në Korçë. Shkalla e dridhjes ishte 2.6 të Rihterit, ndërsa është regjistruar në orën 08:56. Kjo shkallë e dridhjes konsiderohet e vogël dhe pa dëme. Nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dridhje të tjera pasuese. Shqipëria ishte tronditur në 26 nëntorin e 2019, kur një tërmet me 6.4 shkallë të Rihterit kishte shkaktuar vdekjen e 51 personave.
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu, pra sot ka tendencë të jetë më freskët se ditët e kaluara, raporton Zeri.info. Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. “Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet më tej.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi, ka pritur në takim nxënësit e shkollave të fillore të Kamenicës, me të cilët ka diskutuar për idetë e tyre lidhur me pritoret e autobusëve. Këta nxënës ditë më parë kishin projektuar përmes vizatimeve priotret e autobusëve në Komunën e Kamenicës. Drejtori Afrim Dervishi theksoi se nga të gjitha punimet e tyre janë marrë elemente të veçanta, që do të bëjnë të mundur projektimin e pritoreve. “Modelet e para u prezantuan para nxënësve nga arkitekti, i cili iu tha nxënësve se ato çfarë ata kanë imagjinuar, do të jenë pjesë përbërëse…
Procesi i korrje-shirjeve në Kamenicë është duke vazhduar ende. Komisioni komunal që po e përcjell në vazhdimësi këtë proces, ka theksuar se deri më tani është duke shkuar mirë dhe pa ndonjë problem. Nga informatat e këtij komisioni, deri më tani janë korrur rreth 1,260 ha. apo rreth 60 % të sipërfaqes së përgjithshme të mbjellave me Grurë, ndërsa sa i përket sipërfaqes me Elb tani është përfunduar i tërë procesi i korrje- shirjeve. Sipas komisionit gjatë vazhdimit të procesit të korrje-shirjeve nuk ka pasur probleme sa i përket anës së kombajnerëve dhe fermerëve, e poashtu nuk ka pasur…
Komuna e Vitisë, ka përfituar sot një Autofshisë dhe atë në kuadër të grantit të performancës “Për Mjedis të Pastër”. Ky grant është nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kurse projekti në fjalë mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se serish kjo komunë po shpërblehet për përformancën e mirë, duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, mbetet e përkushtuar që të ju ofrojë shërbime sa më të mira qytetarëve të kësaj komune. Ndërkaq ai tha se Vitia, ka punuar shumë në fushën e mjedisit si…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta ( netë tropike). Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sot ka ndërruar jetë profesori dhe dramaturgu i njohur, Haqif Mulliqi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e tij. Haqif Mulliqi lindi në Pejë në vitin 1960. Ka kryer studimet për doktoraturë për Antropologjinë e Dramës dhe Teatrit në Universiteti i Tiranës, Qendra për Studime Shqiptare Tiranë. Mulliqi ka qenë korrespodent i luftës së Kosovës, në vitet 1998-1999, dhe mbahet mend për shkrime në mediat vendore dhe ndërkombëtare rreth luftës në Kosovë. Ai ka shërbyer edhe si përkthyes në kohën e luftës. Që nga viti 2003, ka punuar profesor i skenarit filmik dhe dramaturgjisë në…
Kjo pajisje do të shërbejë për të ofruar një ambient sa më të gjelbër dhe të qëndrueshëm, ka thënë, kreu i Komunës. Komuna e Gjilanit pranoi sot autofshesë për mirëmbajtjen e qytetit, si donacion nga Granti i Performancës komunale për mjedis të pastër, njoftoi kryetari, Alban Hyseni. Sipas tij, kjo pajisje do të shërbejë për të ofruar një ambient sa më të gjelbër dhe të qëndrueshëm!/GJILANI INFO/
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt. Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, kryesuesi i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2027, Selami Zylfiu, monitorues të jashtëm. Në rend ditë ishin këto pika: 1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë, Sh.01 Nr.22823 e Komitetit për Politikë dhe Financa, 2. Shqyrtimi i raportit tre mujor financiar Prill-Qershor 2023, 3. Shqyrtimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Kamenicës 2023-2027, 4. Të ndryshme.…

