Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim dhunimi që ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë thuhet se viktima kishte rezistuar duke i shpëtuar kështu dhunimit.
I dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për veprën e lartcekur. Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.