- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan, Instituti Albanologjik i Prishtinës- dega e gjuhësisë ka promovuar dy botimet e reja shkencore “Gjurmime albanologjike” dhe “Gjuha shqipe”. Po ashtu, ky Instituti solli edhe 150 botime shkencore për bibliotekën e qytetit duke e pasuruar atë për studentët që e frekuentojnë atë. “Ne falënderojmë Institutin për kontributin në bibliotekë duke vazhduar së bashku në bashkëpunime tjera e aktivitete shkencore”, thuhet në njoftimin e Bibliotekë së Qytetit “Fan S Noli” Gjilan. Edhe, kreu i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka njoftuar për këtë ngjarje duke shpërndarë foto nga ky aktivitet dhe…
Komiteti për Komunitete ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë të rregullt, ku është diskutuar rreth çështjeve që i preokupojnë por, si pikë kyçe të diskutimit kanë pasur ndihmën humanitare për komunitetin Kroat në Letnicë. Me këtë rast kryetari i komunës Sokol Haliti, që ishte pjesë e këtij takimi, vendosi që të ndihmoj kroatët me një sasi prej njëmijë kilogram miell. /GJILANI INFO/
Shtatë shkolla fillore të mesme të ulëta të komunës së Vitisë, janë pajisur sot nga komuna, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, me gjashtëdhjetë kompjuter. Poashtu tetë psikolog të shkollave e një drejtor janë pajisur me nga një laptop. Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, u shpreh se investimet e institucioneve komunale po vazhdojnë të mbështesin të gjithë sektorët, e në këtë rast shkollat e komunës së Vitisë, me qëllimin më të mirë që mësimdhënësit dhe psikologët ta kenë punën më të lehtë dhe nxënësit të kenë rezultate më të mira dhe shkollim cilësor. Përndryshe përfituese të këtij investimi komunal…
Institucionet komunale shprehin ngushëllime familjes Xhymshiti për humbjen më të dashurit të tyre Blerton Xhymshiti I trishtë ishte lajmi për humbjen e jetës së të riut Blerton Xhymshitit nga Lubishta. “Me pikëllim të thellë morëm këtë lajm që na ka tronditur të gjithëve. Familjes së Blertonit i shprehim ngushëllimet më të përzemërta në emër të Institucioneve komunale dhe qytetarëve të kësaj komune, për humbjen e më të dashurit të tyre dhe kërkojmë që organet e drejtësisë të merren me ndriçimin e rastit”, thuhet në telegramin e ngushëllimet të kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti. /GJILANI INFO/
Një 17 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në Viti, pasi therjeve me thikë që ka marrë nga një bashkëmoshatar i tij. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. I njëjti pas…
Në kuadër të projektit për mbështetje të bujqve të komunës së Vitisë, janë shpërndarë sot 20 rroto kosa dhe 60 spërkatëse 400 litërshe, për fermerët. Kryetari i komunës Sokol Haliti, në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmi, ka theksuar se Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po bënë një punë të shkëlqyer, duke qenë afër bujqve dhe duke mbështetur ata. “Ne në vazhdimësi kemi realizuar projekte që kanë për qëllim ofrimin e kushteve të të gjitha kategorive të ndryshme të bujqësisë si në blegtori, perimtari, bletari, lavërtari etj etj. Kështu do të vazhdojmë edhe me…
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar debatin me temën: “Mundësia e rritjes të investimeve në Komunën e Kamenicës”. Në këtë debat kanë marrë pjesë: Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillimin dhe Kordinimin e Nismave Rajonale, Shani Hamitaga, konsulenti Durim Biqkaj, përfaqësues të bizneseve lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale. Qëllimi i organizimit të debatit ishte diskutimi me bizneset lokale, diasporën dhe institucionet komunale lidhur me fuqizimin e bizneseve lokale, si dhe rritjes së…
Sinani: Producentit të filmave të ndaluar nga autoritetet e Beogradit, i ka ardhur ftesa për t’u paraqitur në Gjykatë të Vranjës
Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë e Vranjës i ka dërguar ftesë producentit të filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, Gani Veselit, për tu paraqitur sot në një seancë gjyqësore. Sinani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se më 10 qershor këto dy filma ishin planifikuar të shfaqeshin në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, por që me një vendim arbitrar të Prokurorisë dhe policisë në Bujanoc ishte ndaluar shfaqja e tyre. “Në të njëjtën ditë, edhe producenti i filmave, Gani Veseli edhe drejtori i Shtëpisë së…
Pas rezultateve pozitive që morën javën e kaluar në ndeshjet e para kualifikuese të Ligës së Konferencës, dy skuadrat kosovare, Dukagjini dhe Gjilanit do të luajnë sot me rivalët respektivë me synimin për të kaluar në raundin tjetër. Dukagjini e mposhti në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1 Europan dhe sonte luan në udhëtim për ta mbrojtur këtë epërsi. Me skuadrën nga Gjibraltari, skuadra nga Klina do të ballafaqohet në stadiumin “Viktoria” me fillim nga ora 17:00. Gjilani nga ana tjetër, e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën nga Luksemburgu, Niedercom me të cilin në ndeshjen e parë luajti baras…
Në fabrikën e ujit, sot në Letnicë të Vitisë, është bërë ingaurimi i sistemit të klorifikimit të ujit të pijshëm me gas, ky sistem cilësohet si më i avancuar që do të ndikojë në cilësinë e ujit të pijshëm. Përndryshe ky projekt është fituar dhe implementuar nga GLV Vitia prej organizatës për Menaxhimin e Integruar të burimeve ujore në Kosovë, financuar dhe mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Programi i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA). Në inaugurimin e këtij sistemi, kryetari i…

