Author: admin

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 24.07.2023, rreth orës 16:00 ka pranuar informacion se në fshatin Goshicë pas një konflikti verbal në mes të viktimës B.B. (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar shqiptar) dhe të dyshuarit N.M. (viti i lindjes 1956, mashkull kosovar shqiptar), dyshohet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri revole në drejtim të pa përcaktuar nga të cilat të shtëna askush nuk është lënduar. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit nga i cili është konfiskuar një (1) armë e kalibrit 7.65 mm, një…

Read More

Grupi punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2027 ka mbajtur diskutimin publik për këtë dokument. Të pranishëm në këtë diskutim ishin drejtorë të drejtorive komunale, grupi punues për hartimin e këtij dokumenti, zyrtarë komunal, qytetarë, OJQ. Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, theksoi se një dokument i tillë i nevojitet mjaft shumë Kamenicës. “Ky dokument është mjaft i rëndësishëm për komunën tonë. Për hartimin e këtij dokumenti kemi ndjekur disa hapa, ku fillimisht është formuar grupi punues me përbërje të zyrtarëve komunal, mirëpo për hartimin e Strategjisë na kanë ndihmuar edhe akterë të…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në një lidhje të drejtpërdrejtë për programin e mëngjesit të RTK-së, “Mirëmëngjesi Kosovë” tha se këtë vit ka rritje të numrit të mërgimtarëve. Komuna ka përgatitur program të pasur për mikpritje ndaj tyre, duke përfshirë festivale, koncerte e panaire. “Është rritje enorme për shkak se Vitia ka filluar të zhvillohet me rini, në infrastrukturë, ka filluar t’i krijoj kushtet që qytetarët dhe mërgimtarët të ndjehen mirë”, ka thënë Haliti për RTK-në. Ai ka përmendur disa projekte të cilat i ka ndërmarrë komuna, duke përfshirë ato të infrastrukturës, ekonomisë e kulturës. Një nga…

Read More

NGA ENGJËLL I. BERISHA Asnjë gurë nuk është më i fortë se karakteri i saj. Asnjë lajthitje nuk e rrëzon virtytin njerëzor të saj, as kur e bëjmë copa – copa edhe bjeshkën nëse i rri afër. Se zemra e nënës peshon më shumë se krejt bota, në trupin e saj. Nëna Pashke u bë përfaqësuese e të gjitha nënave, për tu bërë gurë lirie, e fortë sa vetë guri copa e shkëmbit, e përjetshme sa bjeshka. Ajo sikur u tha nënave, – po bëhem unë zëri i juaj, dhimbja dhe dashuria për bimët e shpirtit, deri te vetë…

Read More

Torino është i interesuar për transferimin e mbrojtësit Josh Doig nga Verona. Mediet italiane raportojnë se për të bërë të mundur këtë lëvizje, Torino pritet të ofrojë mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën në këmbim. Verona e pëlqen shumë Vojvodën dhe Torino është gati ta japë mbrojtësin “dardan” për të pasur Doig në skuadër. Megjithatë Vojvoda pëlqehet shumë edhe nga klubi turk i Fenerbahces, ndaj e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje të madhe, me Torinon që dëshiron të përfitojë sa më shumë nga largimi i tij.

Read More

Nga: Pär Lagerkvist (fitues i Çmimit Nobel për Letërsi më 1951) Përktheu nga suedishtja: Qerim Raqi Kur isha rreth dhjetë vjeç, më kujtohet, babai më kapi për dore një të diel pasdite dhe dolëm në pyll për ta dëgjuar këngën e zogjve. U përshëndetëm me nënën, e cila duhej të qëndronte në shtëpi për ta gatuar darkën, prandaj nuk na u bashkua. Dielli po shkëlqente ngrohtë dhe ne ishim në rrugë të mbarë. Nuk e morëm aq solemnisht këtë me këngën e zogjve, sikur diçka veçanërisht e këndshme apo e çuditshme, ne ishim njerëz të arsyeshëm, si babai, ashtu…

Read More

Një person S.B është arrestuar pasi ka bërë kallëzim të rrejshëm duke deklaruar se gjatë udhëtimit nga Lubjana (shteti Slloven) deri në Prishtinë nga katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës atij i janë grabitur para të gatshme në vlerë prej 500 euro. Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas një pune operacionale janë gjetur fakte se i dyshuari gjithë ngjarjen e ka deklaruar rrejshëm. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 18.07.2023, rreth orës 17:20 ka pranuar ankesë nga ankuesi me inicialet S.B. (viti…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili me automjetin e tij ka tentuar të godas dy zyrtarë policor. Siç njofton Policia, ai kishte në kombin e tij mallra të kontrabanduara. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me automjetin e tij kombi ka tentuar të godas dy zyrtarët policor të cilët i kishin dhënë shenjë për tu ndalur për shkak se në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme-kryesisht pije alkoolike të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara. Gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje, ka…

Read More

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) apelon të bashkatdhetarët që para se të nisen për të ardhur për pushime në vendlindje me veturat e tyre, të bëjnë sigurimin online të veturës së tyre për territorin e Kosovës, duke hyrë direkt në faqen zyrtare të BKS-së Duke hyrë në linkun BKS – Polica e Sigurimit Kufitar (bks-ks.org) për rreth 1 minutë ju do të bëni sigurimin online të veturës suaj dhe në momentin kur vini në Kosovë në pikën kufitare nuk do të prisni fare. “Të nderuar bashkatdhetarë për të eliminuar në zero kohen e pritjes, ju lutemi nxjerreni online policën e sigurimit…

Read More

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në procedurë parlamentare, dorëzoi sot në Kuvendin e Serbisë një propozimligj të ri. Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Ky Propozim i Ligjit përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta. Ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002. “Risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat…

Read More