Author: admin

Ai ka apeluar që qytetarët të jenë të kujdeshëm dhe që rastet të i raportojnë në polici, sepse përvec që po shkaktohen dëme të florës e faunës, po dëmtohet  edhe ambienti, si dhe po shkaktohet rrezik i pëgjithshëm. Gjatë muajit shtator kishte rritje të jashtëzakonshme te zjarrëvenjeve në komunën e Gjilani, sidomos  zjarreve fushore e malore, ashtu që edhe mund të thuhet se krahasuar me dy muajt e mëhershëm janë katërfishuar  zjarrëvnjet, ka bërë me dije për lexuesit e Agjencisë së Lajmeve GJILANI INFO, Bejtullah Osmani, Drejtor Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Sipas tij, derisa gjatë muajve korrik e…

Read More

/Fjala e plotë e Shpresa Kurteshi Emini, bërë në emër të Lidhjes Demokratikë, Dega- Gjilan, kryetarit të saj z.Lutfi Hazirit, në mbledhjen komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi/ Mbase, vdekjet janë gjithmonë të ftohta dhe sjellin dhembje që nuk përshkruhen, por jemi të obliguar që Brenda vetes ta gjejmë njeriun qëndrestarë, të fortë, të durueshëm, sigurisht si shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit qe juve ju dha një vëlla, një baba, një shok, një mik të denjë , të devotshëm, të pashoq, e neve na e dha si shoqëri një njeri, një veprimtar dhe…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut. Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, ajo theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar. “Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë.  Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh presidentja e vendit. Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiq. “Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi…

Read More

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se BE e ka nënvlerësuar politikën e Vuqiqit prej një autokrati. Duke komentuar sulmin terrorist në Banjskë, ajo thotë se Vuqiqi luan me frikën njëjtë siç bën Putini. Schneeberger ka thënë se autokrati Vuçiq deri sot është shpërblyer për veprimet e tij dhe ky është faji i ndërmjetësuesve. Sipas saj tani është koha që BE të reagojë. “Ky ka qenë sulm mbi sovranitetin e shtetit. Veriu është pjesë e Kosovës. Ky sulm ka pasur për qëllim të krijojë frikë, Vuçiqi luan me frikën ashtu  siç bënë edhe Putini. Nuk i dimë…

Read More

Për herë të parë pas një dekade, kalendarit të rregullt të imunizimit në Kosovë i janë shtuar edhe tri vaksina: Vaksina HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës; Vaksina kundër rotavirusit; Vaksina kundër pneumokokut e meningjitit. Këto vaksina janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në planifikimin e bërë nga IKShPK. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe nga data 2 tetor, ka filluar zbatimi i kalendarit të ri. Zgjerimi i kalendarit të rregullt të vaksinimit me tri vaksina të reja, është në kuadër të angazhimeve për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet serioze infektive që rrezikojnë shëndetin, të cilat…

Read More

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, gjatë diskutimit për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se komisioni nuk duhet t’i kthehet punës së vetë të përditshme, sikur çdo gjë është në rregull. Ai tha se duhet bërë të qartë regjimit të Vuçiqit dhe të gjithë të tjerëve në atë anë, se njerëzit në Kosovë s’mund të provohen e duhet të ketë depershkallëzim. “Pas ngjarjeve të fundit njerëzit në Kosovë janë të frikësuar. Kujtimi i luftës dhe mizorisë është i pranishëm. Me udhëheqësit serbë, KE nuk duhet t’i kthehet punës si zakonisht. Liderët e Kosovës mund të mos lejojnë të provokohen. Përshkallëzimi,…

Read More

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten lansohet fushata për informim për liberalizimin e vizave. Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën. “Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë ngjarje e të informoheni së afërmi mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 janari”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ditë më parë ka dalë me një njoftim sa i përket udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Në…

Read More

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Gjilan është mbajtur sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së humanistit e veprimtarit, Mehmet Murtezi, në ngjarjen ku morën pjesë përfaqësues institucional në nivel lokal dhe qendror, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, veprimtarë e qytetarë të shumtë. Kryetari Hyseni tha Mehmet Murtezi ishte aktivist, humanist e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, duke shtuar se si do të kujtohet gjatë për profesionalizmin dhe angazhimin e tij në të mirën e vendit dhe qytetit. “Mehmet Murtezi ishte emër i njohur për qytetin për angazhimin dhe…

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, në kuadër të muajit Rozë, me moton “EKZAMINOHU ME KOHË, VRAPO PËR JETËN” kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të ndryshme me qëllim të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Me këtë rast drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti më parë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit për realizimin e mamografisë për gratë nga territori i komunës së Vitisë. Bëhet e ditur se të gjitha gratë e interesuara mbi moshën 45 vjeçare që kanë shenja, qoftë edhe dyshime të lajmërohen…

Read More

Një grua ka ndërruar jetë në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Novosellë të Kamenicës. “Viktima femër kosovare ka ndërruare jete në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave”, thuhet në raport. Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Read More