- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” u ka dalë në ndihmë 100 familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. Përfituesit kryesorë ishin familjet me jetimë të regjistruar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe familjet me gjendje të rënduar sociale. Këto familje u ndihmuan me pako ushqimore, që përbëheshin nga gjërat më elementare ushqimore, si: vaj, sheqer, kripë, makarona, oriz, qaj etj. Naim Aliu kryetar i KBI në Gilan ka falenderuar shoqatat nga Kuvajti të cilat janë donator të këtyre pakove ushqimore. “Vëllëzërit nga Kuvajti që nga përfundimi i luftës së fundit e deri më tani në vazhdimsi kanë ndihmuar…
Recetë e shkëlqyer në vlera ushqimore dhe pa shumë kalori Përbërësit: – 1 filxhan oriz; – 5 filxhanë qumësht me shumë yndyrë; – një shkopth vaniljeje; – ½ filxhan sheqer; – 1/3 lugë lëvore limoni; – 1 dardhë, – gjysmë filxhani fëstëkë të grirë pa kripë, të fërguar; – mjaltë (për shërbim). Përgatitja: Në enën me qumësht qitni orizin e zier; Në qumësht qitni edhe farat e bluara të vaniljes (nga brendësia e kërcellit). Kur qumështi të vlojë, zvogëloni temperaturën dhe zieni duke përzier shpesh, derisa orizi të zbutet dhe të dendësohet (rreth 30 minuta). Shtoni sheqerin dhe korën…
Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është i shpeshtë në reagimet e tij përmes mediave sociale. Ai ka postuar një ‘Instastory’ një foto ku ishte shprehur “I vnova syzat nterr thash tbona si kta starat”. E për ketë reaguan edhe shumë ndjekës të tjerë duke e konsideruar se kjo mundë të jetë kunjë për fytyrat publike në showbiz. Ermal Fejzullahu FOTO GALERI Se kush mund të jetë specifikisht mund të di vetëm ai, pasi qe nuk ka përmendura emra.
Kur ekspozimi i lëkurës me diellin dhe faktorët e jashtëm është i madh edhe kujdesi për të duhet të jetë i tillë. Mendoni për fytyrën e cila është nën kontakt të përhershëm me ambientin dhe çdo gjë që e rrethon, duke u bërë kështu një nga pjesët me delikate dhe të vështira të trupit. Përsëri e përsëri zgjidhja për të gjitha pyetjet tuaja gjendet tek produktet shumë të mira natyrale. Asgjë nuk e ndriçon fytyrën si një trajtim i mirë natyral. Portokalli përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në rregullimin e melaninës në lëkurë si dhe zbardhjen e shenjave…
Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit. Ato janë disa pije të nxehta ose të ftohta me të cilat mund të shpërndajmë mukozën, të lehtësojmë dhimbjen dhe të marrim një efekt qetësues dhe zbutës. Çaji me mjaltë Për lehtësim të menjëhershëm dhe shërim të shpejtë nga dhimbja e fytit, ju rekomandojmë që të përgatisni dhe të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë. Një recetë sa e thjeshtë aq edhe efektive, nga e cila mund të përfitoni vlerat e limonit dhe të mjaltit…
Nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Eseja e James Baldwin “Letër nga rajoni, siç unë e përfytyroj” nuk është shkruar për Ballkanin. Për më tepër që sot letrat janë zëvendësuar nga mesazhet telefonike. Megjithatë, ky titull i perifrazuar, më duket se i rri për shtat një opinioni si ky. Në një epokë, ku pasiguria është tashmë e vetmja konstante, rajoni – ai që përfytyroj unë, në skutat e mendjes sime- më shfaqet para syve si një kanavacë e pikturuar me gjithë nuancat e ngjyrave. Si një vend i bukur, i paqtë, ku njerëzit, kulturat,…
Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj një familjeje në Medvegjë, Bislimi: Serbia të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve
Ditë më parë familja Muharremi nga Medvegja ka njoftuar se në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera. Rastin e kanë bërë të ditur se kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. E lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në X thekson se Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. “Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është…
Mesfushori i Zvicrës Granit Xhaka ka folur edhe njëherë për ish-skuadrën e tij, Arsenalin. Xhaka u largua nga Arsenali verën e kaluar për të kaluar tek Bayer Leverkusen në Gjermani, ndërsa ka thënë se koha e tij në Arsenal kishte prekur fundin dhe nuk mund të vazhdonte më tutje duke shtuar se në “Emirates” ishte një kaos i vërtetë. “Koha ime në Arsenal kishte mbaruar, kjo ishte e qartë kështu që vendosa të largohem, pasi mund të punosh në paqe këtu në Leverkusen. Këtu nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Te Arsenali presioni është…
Dritero Agolli Sa pak këndojmë për gratë tona! Për gratë E bukura e të mira, Që na përkëdhelin me duar të njoma Kur kthehemi nga rrugë të vështira. Gabohemi shumë, Kur flasim e grijmë Rreth gotës me birrë, Rreth gotës me verë, Se gratë tona e humbën freskinë Se ishin të këndshme njëherë… Jo, jo, s’humbet hijeshia e tyre, Mjafton të qëndrojnë pak në pasqyrë Dhe të duken prapë të njoma. E si të mos këndojmë Poetë, Për ato që kanë ditur në jetë Të lindin kreshnikë e peri, Jo në maternitet e në shtëpi Po edhe në korie…
Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në Kosovë, njëherësh president i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, z. Fehmi Fetahi. Në Kompleksin Turistik dhe Qendrën e Kongreseve “VALI RANCH” në Gjilan, në praninë e shumë personaliteteve, afaristë nga Zvicra dhe Kosova, iu vu gurthemeli edhe një objekti të ri për evente. Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në Kosovë, njëherësh president i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, z. Fehmi Fetahi. Objekti i…

