Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ibrahim Kadriu dhe drita vegimtare e poezisë shqipe
Kulturë

Ibrahim Kadriu dhe drita vegimtare e poezisë shqipe

adminBy adminOctober 7, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

BAKI YMERI

Libri u botua në gjuhën rumune në Bukuresht, me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumansisë (në shtypshkronjën Pass International srl, 2005), duke patur një Pasthënie të shënuar nga Marius Qelaru, si dhe Parathënien e përkthyeist B. Ymeri: Vlera magjike e një mrekullie historike. Nga Bibliografia kuptojmë se Ibrahim Kadriu u lind më 8 janar 1945 në një fshat të Kosovës Lindore. Ka qenë pedagog, gazetar, reporter, pastaj zëvendës/ministër i Sekretariatit Krahinor të Informatave (Shtypit), ndërsa në vitet 80-të ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht është redaktor i gazetës së përditshme Zëri i ditës.

Vëllimi përfshin një diversitet të madh temash dhe motivesh që zhvillohen dhe rivijnë sipas cikleve apo periudhave, duke u vënë theksi mbi vetëdijësimin e rolit të poetit në jetën sociale e kulturore, si dhe mbi rëndësinë e tij, jo vetëm përmes marrjes së përgjegjshmërisë, por edhe përmes afirmimit të fatit të tij, në rastin konkret mbajtjen të pashuar të dritës vegimtare por edhe shndërrimin e saj në një flakë simbolike, pra të përjetshme. Drita diskrete dhe vegimtare mund të përjetojë këtë metamorfizim përmes forcës dhe fuqisë së sugjestionit të fjalës, madje edhe përmes rizgjimit të kësaj nga harresa. Për atë poeti është vetë ndërgjegje e zgjuar që do të vegojë jo vetëm që drita të mos shuhet, të mos zbehet, por edhe të bëhet gjithnjë e më domethënëse. Ja, në një ars poetica e mirëfilltë! Nga Udhëtimi i lodhur përfytyrohemi në fazën e parë në një pelerin të tipit modern duke ndërmarrë udhëtime të gjata, duke ardhur nga e shkuara apo nga ardhmëria me qëllim për ta mbajtur të pashkëputur dorëzimin e stafetës me flakën e ndërgjegjes dhe kujtesës shqiptare.

Në rradhë të parë është për tu shënuar fuqia e sugjestionit të foljes: Do i mbyll dyert e do sigurohem/ Të qëndroj me vetveten në vetvete… Pastaj – thot poeti – Do strukem mes librave do gjunjëzohem/ Para krenarisë e ecjeve kryelartë do lutem/ T’i përngjajmë historisë dhe këngëve. Kuptojmë atypëraty disa detaje të nevojshme, të cilat poeti na i jep në një mënyrë direkte dhe lapidare: Do shfletoj librat që më rrinë si ndërgjegje e plagosur/ Dhe do e fshij pluhurin – të gjej ku jam gatitu. Nga vargjet që pasojnë kuptojmë se është fjala në realitatein e një udhëtimi fillestar, ritualik dhe, edhepse poeti është hijerëndë dhe i denjë, i kalkuluar dhe përmbajtur, i heshtur dhe i trishtë, ky kosovar i mençur lë megjithatë mesazhin për të transmetuar transparencën e hollësive të mjaftueshme për t’u bërë i kuptuar.

Po qe se deri tani e ka përdorur forcën lirike në veten e parë, tani do të kalojë edhe në figura stilistike, edhepse përcaktuesit e zgjedhur janë epitete të rralla dhe të mirëdozuara, mu për të mbetur në objekt duke përqëndruar vëmendjen mbi foljen dhe jo mbi efekte deskriptive: Do i puth faqet një nga një – dhe pasojnë përcaktuesit shpjegues – t’i ledhatoj/ Që s’më lënë krejt të varfur me kujtime/ Që s’më lënë me dhembjet që m’i fal dita/ Që natën s’e lënë të bëhet zot i ankthit. Mu nga fundi i poezisë fanitet një dritë magjike/rrëfimtare, një hapje e shpirtit dhe dalja nga heshtja e vetëimponuar: Derisa mes faqesh librash lëshoj spirancat e etjeve/ Për ta gjetur vetveten në udhëtim që s’ka ndalje/ Do i ledhatoj faqet një nga një – do i puth/ Faqet e bardha të jetës së zezë tunxh. As që ishte i mundur një efekt më i qartë dhe më i mirërealizuar se sa përmes ketij oksimoroni!

Është e jashtëzakonshme kjo kadencë e ndërtuar sekuencë pas sekuence, si një suitë kuadrosh forografike. Ky procede i fotogramave do të takohet, përndryshe, në gjithë librin – si dhe predilekcioni i shndërruar në një dashuri të zjarrtë për sintagma të shkurta e sugjestive që burojnë nga një fjalor poetik vlerash personale e speciale të këtij autori, duke e bërë të veçantë përmes amprentash si: udhë, rrugë, udhëtim, rrugëtim. Dita: Dhembjet e ditës. Mbush trastën e zbrazët nga zhurma e ditës. Mbeten vetëm dëshirat e ditës së kyçur. Vargje për çastet që ma ngjyronin ditën. Dyer: Të çela/të mbyllura. Hëna. Poezia e sendeve dhe e vendeve. Etja: Poet, etje e regjur si lëkura e lodrës. Shpirti im bëhej mërgimtar, dhembje mërgimtari. Guri. Veset kokëforta të gurit. Ai është betuar mbi forcën e gurit. Tani gurët janë shndërruar në vargje. Zi: Letra ime e zezë. Plagë: Plagë të vjetra të kohës së re/ Plagë që s’ shërohen. Shpesh autori bëhet aforistik. Populli është fajtor/ Kurrë i çliruar nga barra:/ Fajtorpse i duhet të ushqejë fëmijët, (…)? Populli është fajtor! Se emrin e tij ia ka falë të tjerëve (…)/ Do të ngulfatet me fajin e vet.

Fakti që kemi të bëjmë jo vetëm me një poet të talentuar, por edhe me një shkrimtar që është pronar mjetesh artistike dhe stilistike të përdorura, që ka pronësinë e termave dhe e identifikon qenjësisht ekzistencën dhe qëllimin e tij, besimin ndaj idealeve të kombit nga i cili vjen, ky është mesazhi elementar i librit: autori din fort mirë se kujtesa ka tendencën për të plasuar në një kon të hijes një pjesë të përmbajtja e sertarëve të veta. Feed-back-u i këtij fakti është kalimi në harresë. Apo, duke e shoqëruar kujtesën dhe rikujtesën me dhembjen, poeti shpreh fort poetikisht si dhe dramatikisht harresën e pamundshme dhe perpetuimin e një kujtese të dhembshme. Kushtet historike në të cilat kanë evoluar përgjegjësia dhe vetëdija e të qënit shqiptar, popullata mazhoritare duke e patur atdhetarizmin për fe, kjo nuk hyn në objektin e analizës prezente, por rëndësia e këtyre rradhëve nuk mund të nënvizojë faktin se sa shumë e kanë impresionuar momentin e lekturimit të poezive të Ibrahim Kadriut, për dinjitetin dhe shijen e mirë, për përmasat dhe amprentën e tij të mirë. Autori arrin të bëhet truproja e zërit kolektiv të një zone, plagët e padukshme të së cilës (përmes faqeve të këtij libri), ende kullojnë gjak në sytë e historisë. (Ibrahim Kadriu, S’mbet kohë për kremte, Bukuresht, 2005)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

By adminNovember 23, 2026

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.