- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Inaugurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria të Gjilanit, kostoja afro 340 mijë euro
Është inauguruar të mërkurën objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori i organizatës Qatar Charity, Esam Dabab e përfaqësues të shëndetësisë primare. Kryetari Hyseni, pasi falënderoi drejtorin e kësaj organizate për bashkëfinancimin e këtij projekti, tha se ndërtimi i kësaj Qendre ka qenë i domosdoshëm pasi objekti ku ka funksionuar deri tani nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme. “Tash jemi në një ambient të ri ku kemi një hapësirë prej 380 metra katrorë, tetë salla, duke përfshirë edhe stomatologjinë dhe laboratorin…
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike po shqyrtohet raporti vjetor i auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin fiskal 2022. Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca tha se ky raport ka opinion të kualifikuar, meqë vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale. “Shpenzimet në vlerë rreth 10,400,000€ janë klasifikuar në kategori jo adekuate. Prej tyre, si rezultat i buxhetimit jo adekuat janë keq klasifikuar 5,600,000€, për shkak të vendimeve gjyqësore afër 3,800,000€, ndërsa si të ndikuara nga vetë Organizatat Buxhetore vlera e keq klasifikimeve është afër 1,000,000€. Megjithatë, në raport me vitin paraprak kishte përmirësime…
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, bëhët e ditur përmes raportit të fundit të sajë. Ndërkaq ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave./GJILANI iNFO/
Ylber Ramadani është në hapat e tij të para në futbollin italian, aty ku u transferua këtë verë nga radhët e Aberdeen te Lecce. Mesfushorit të kombëtares i mjaftuan shtatë ndeshje në Serie A për t’u shndërrua në një lider dhe për të marrë në dorë çelësat e mesfushës së suadrës puljeze. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës me Sassuolon, 27-vjeçari shqiptar theksoi se për të nuk ishte shumë e ështirë të përshtatej me futbollin italian pasi në të kaluarën është stërvitur nga trajnerë italian. “Ndaj Napolit humbëm, edhe pse në fushë u futëm për një rezultat…
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit rumun me skuadrën e Rapid Bukureshtit. Rrahmani është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Rumani teksa ka qenë protagonist edhe në xhiron e 10-të të kampionatit rumun ku i shënoi dy gola dhe e bëri një asistim në fitoren e Rapidit me rezultat 3-1 kundër Clujit. Ish-futbollisti i Malishevës dhe i Ballkanit njihet si “Lewandowski” i Kosovës. “Lewa e fitoi trofeun e parë të Superligës së Rumanisë si lojtari më i mirë i xhiros së 10-të”, shkruan Rapidi në “Facebook”, i cili e përcolli…
Nga: Clarice Lispector Përktheu: Elvi Sidheri E pata fshehur dashurinë nga droja e humbjes. E humba dashurinë, ngaqë e kisha fshehur. Isha strehur në gjirin e dikujt, nga frika. Qeshë lebetitur aq shumë, saqë duart nuk i pata ndier më aspak. I kam dëbuar njerëzit më të dashur nga jeta ime, pastaj jam penduar për gjithçka. Pata kaluar plot net mes lotësh, gjersa përgjumesha. Dikur dremitesha aq e lumtur, saqë sytë nuk i mbyllja dot. I besoja dashurisë së përkryer, derisa zbulova se nuk ekziston askund. Pata dashuruar dikë që më kish zhgënjyer, gjithashtu pata zhgënjyer dikë që më…
BEQIR MUSLIU Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë Luftëtarët i varëm për degët e historisë Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve Apo i ndrydhën…
Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami ka thënë se regjisorët dhe aktorët e Turqisë janë të gatshëm dhe kanë potencial të realizojnë një film për komandantin legjendar, Adem Jashari. Siç tregoi ai, këtë vit së bashku me ekipën dhe një regjisori turk kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me ç’rast janë informuar edhe fizikisht me historinë e komandantit. “Unë e kam pas Kazimin dhe komplet ekipën me një regjisor shumë të madh turk në Prishtinë dhe në vizitë te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kanë marrë shumë informata, e kanë pa vendin edhe pse e dinë këta luftën…
Shkruan: Rrustem Mustafa Kur vlente parimi i real politikës, popujt që nuk paraqitnin ndonjë pengesë, që nuk kishin ndonjë rëndësi ekonomike, gjeopolitike, strategjike, ushtarake si shqiptarët bie fjala, në Kongresin e Berlinit, humbnin rastin që t’i realizojnë, t’i zgjidhin problemet kryesore, siç është themelimi i shtetit. Kur ky parim filloi të korrigjohet me atë të vetëvendosjes së popujve që e përuroi presidenti amerikan, Uillson, popujt që nuk kishin sponsorë, si shqiptarët filluan t’i fitojnë të drejtat, paraprakisht të mohuara. Kauza shqiptare, si me rastin e Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës u vlerësua si e drejtë, ngaqë ishte në përputhje me…
Hikrra është një ushqim i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm, që duhet ta konsumojmë sa më shpesh Hikërrori tretet lehtë, është njhë burim i shkëlqyer me vitaminë B dhe shumë veti tjera shëruese, transmeton Telegrafi. Ky produkt nuk përmban gluten. Shpesh përdoret edhe si zëvendësim për oriz ose përgatitet si bollgur. Përbërësit: – 250 g hikërr, – ½ l ujë, – perime të ngrira (përzierje e kungulleshave, specave, domateve, bishtajoreve, qepëve dhe ullinjve të zinj.), – spec i bluar, – 3 lugë koncentrat domatesh, – 1 lugë mustardë, – 1 lugë përzierje erëzash, – kripë, – ½ l salcë…

