- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell, me rritje të lehta të temperaturave maksimale. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 21 gradë Celsius. Gjakova do të shënojë temperaturat më të larta, nga 11 deri në 24 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Rreth 400 mësimdhënës të sëmurë rëndë vazhdojnë të punojnë në institucione arsimore, për shkak se ende nuk është gjetur një zgjidhje e përshtatshme për ta. Kështu thonë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), derisa kërkojnë nga qeveria aktuale tu mundësojnë atyre pagën e plotë dhe t’i zëvendësojnë me kuadro të reja. Ndërkaq, nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë quajnë fatkeqësi faktin që mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të dalin në punë, për mos ta humbur vendin e punës. Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, për KosovaPress thotë se kërkesa e tyre vazhdon të jetë…
Lëvizja pa viza nga 1 janari – Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t’ju refuzohet hyrja
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ditë më parë ka dalë me një njoftim sa i përket udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Në njoftimin e ambasadës thuhet se “Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra”. Ambasada gjithashtu njofton se udhëtimi pa ju mundëson të udhëtoni pa vizë për qëndrime të shkurtra, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime…
“Me shumë sukses përfundoi edicioni i 10-të i Garave “ENDURO RACE X”, që u organizua me 1 Tetor 2023 në Stanishor, ka bërë me dije Alban Beqiri, Drejtor Sportiv “MC 06” Ja fituesit e kësaj gare sipas kategorive: E 1 Eurolind Morina Fidan Arifi Shpetim Berisha E 2 Profi Arbenit Beqiraj Shaban Gubavci Astrit Mujota E 3 Elton Shevelli Faton Vishi Durim Vishi Përndryshe, Alban Beqiri, organizatori i kesaj gare dhe Drejtori Sportiv, ka falënderuar Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini e Sport të Gjilanit dhe të gjithë sponsorët që e kanë mbështetur edhe këtë vit organizimin e kësaj gare…
“Sot kemi përfunduar sesionet informuese të cilat për një javë rresht kishim mbajtur me klasat e X-ta”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Karrierës, IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan Sipas kësaj Qendreje, nxënësit ishin tepër të interesuar dhe kanë treguar dëgjueshmëri gjatë orëve që ne kishim mbajtur për ti furnizuar me informata shtesë që kanë të bëjnë me jetën e tyre, dhe ndihmën që Qendra e Karrierës dhe këshilltarët saj ofrojnë në orientimin e tyre në karrierë. “I urojmë suksese të gjithë nxënësve që ishin pjesë e sesioneve informuese këtë javë, dhe po ashtu mirëseardhje atyre që do të…
Në Universitetin “Kadri Zeka” është bërë pritja solemne e studentëve për fillimin e vitit akademik 2023/2024
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me Dekanët, Stafin Akademik e administrativ, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Parlamentit Studentor, në mënyrë solemne kanë pritur studentët e rinj me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024. Me këtë rast Rektori Dërmaku u ka dëshiruar mirëseardhje studentëve të rinj, duke shprehur bindjen se studentët e Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, janë burime të jashtëzakonshme të diturisë dhe potencialit që do të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ai ju ka thënë studentëve që ju jeni të aftë të arrini…
Nënkryetarja Morina Bunjaku uron për pranimin e detyrës rektorin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku
Është mbajtur sot ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga rektori i deritanishëm Bajram Kosumi te rektori i zgjedhur i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku. Këtë ngjarje, në emër të kryetarit Alban Hyseni, e ka përshëndetur nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila e ka falënderuar për punën dhe angazhimin rektorin e deritanishëm Bajram Kosumi, ndërkaq i ka uruar suksese rektorit të zgjedhur, Artan Dermaku, duke e konfirmuar bashkëpunimin mes dy institucioneve. “Unë besoj se përvoja dhe aftësitë tuaja do të udhëheqin Universitetin drejt sukseseve të mëdha. Universiteti ynë është një burim i pasur i njohurisë…
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur ceremonia formale e kalimit të përgjegjësisë së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nga Prof. Dr. Bajram Kosumi, te Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku. Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, Rektori i deritashëm Prof. Dr. Bajram Kosumi përgëzoi rektorin e zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në këtë pozitë. Prof. Dr. Bajram Kosumi ka përmendur 4 shtylla të zhvillimit të Universitetit: Zhvillimin e stafit Akademik e Administrativ, zhvillimin e programeve studimore, projekteve ndërkombëtare si dhe autonominë e universitetit, të…
Me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes së mjedisit përmes angazhimit të të rinjve, projekti “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” (YENI), po realizohet në 6 shkolla të mesme të larta në Gjilan, si rezultat i marrëveshjes me Caritasin Zviceran./GJILANI INFO/
Qindra ushtarë britanikë do të arrijnë në Kosovë, Sekretari i Mbrojtjes: Transferimi i tyre u bë pas një kërkese urgjente nga NATO
Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen në Britani të Madhe, Rt Hon Grant Shapps, ka folur për situatën në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit. Ai ka folur edhe për transferimin e komandës së Batalionit të Parë ë Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR). Grant Shapps, në një postim në platformën “X”, bëri të ditur se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë, ka ardhur pas një kërkese urgjente nga NATO. “Pas një kërkese urgjente nga NATO, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve…

