- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Ushtarë të rinj, rritje e investimeve në armatim e dronët Bayraktar, Kurti flet për Ushtrinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për gjatë qeverisjes së tij, i kanë kushtuar vëmendje dhe kanë bërë investime për ushtrinë. Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka dhënë disa detaje lidhur me Ushtrinë e Kosovës, teksa thotë se kanë rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, transmeton Telegrafi. “Ministrisë së Mbrojtës iu ndanë 100 milionë euro buxhet për herë të parë në vitin 2021. Prej atëherë, minimumi është aq, kurse tavani sa vjen e ngritet. Për vitin 2023, buxheti për ushtrinë është 141 milionë euro, më shumë se dyfishim krahasuar me kohën kur…
Aktori dhe regjisorii njohur, Enver Petrovci së fundmi ka bërë një deklaratë për mërgimtarët. Aktori kosovar ka thënë se ata të cilët nuk ua mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të tyre janë katunarë provincional. “Ata janë katunarë, provincial”, tha Petrovci në T7. Fatkeqësisht ka shumë familje që fëmijët e tyre nuk flasin fare gjuhen shqipe, madje edhe në pushimet e tyre gjatë verës ata flasin pothuajse të gjithë në gjuhen që mësojnë në shkollat nga shtetet ku jetojnë. Ndoshta edhe ambasadat dhe konsulatat shqiptare janë fajtor për këtë situate sepse sipas informatave që i sjellin mërgimtarët, ata asnjëherë nuk kontaktohen…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, situatën në Kosovë e ka cilësuar si “shumë shqetësuese” pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, teksa ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) do ta ruajnë paqen në rajon. Kështu është shprehur ai në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”. “Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”, tha Stoltenberg disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. “Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e…
Njoftim për Konsumatorët e lagjës Dardania l, të Komunës së Gjilanit! Të nderuar konsumator, ju njoftom që për shkak të një defekti që është shkaktuar në gypin kryesorë DN 80mm ac,jemi detyruar që ta ndalim furnizimin me ujë në lagjen Dardani l. Ekipet tona teknike janë të përkushtuar dhe po punojnë me shpejtësi për të evituar defektin, për të siguruar që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet sa më shpejtë tek konsumatorët e lagjes Dardanin l. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin tuaj në këto situate te padëshirueshme edhe për ne. Për çdo informatë…
Sherafedin Kadriu DHJETË LIBRA NË NJË VËSHTRIM TË PËRBASHKËT ( Për nëntë vëllime poetike, botuar gjatë këtij viti nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” dhe një tjetër ) Si hyrje… Sot do të kem punë me dhjetë libra. Është hera e parë që po më ndodh. Por, për të qenë më i sigurt në shpërfaqjen estetike të ndonjë veçorie poetike, përgatita një shkrim, ani pse të shpejtë, duke besuar se përafron para jush artistiken e librave përkatës. FRYMËSI AMSHMI Një libër me poezi përkushtimesh për heroin e popullit, strategun e luftës çlirimtare, Agim Ramadanin. Poezitë janë të autorëve të ndryshëm të…
Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Murat Yakin për dy ndeshjet e muajit tetor. Në listën e përbërë nga 23 futbollistë bëjnë pjesë edhe dyshja me prejardhje shqiptar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Reprezentacioni i Zvicrës më 12 tetor do të përballet me Izraelin në udhëtim, ndërkohë tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë. Zvicra është në po të njëjtin grup me Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. “Helvetikët” janë lider të Grupit I me 14 pikë. Ndërkaq, Kosova është e parafundit me 4 pikë dhe pa gjasa për kualifikim.
Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 9-të. Vëmendja krysore do të jetë në qytetin e Suharekës, ku skuadra e Malishevës do të jetë nikoqire e Dritës. Gjilani do të pret skuadrën e Dukagjinit, në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ”Rexhep Rexhepi” në Drenas, mes Feronikelit 74′ dhe Fushë Kosovës. Të tri këto duele do të nisin nga ora 15:00.
Është gjendur pa shenjë jete Jeton Markaj, i cili rezultonte i zhdukur që disa ditë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë nga një qyetetar se ka gjetur një person në fushat e fshatit Gllaviqicë të Pejës. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet emergjente, ndërsa nga mjeku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Gashi. Lexo po ashtu Policia kërkon personin e zhdukur Jeton Markaj Gashi tha se rasti vazhdon të hetohet. Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen…
Samir Ujkani është sërish në listën e Kosovës të publikuar nga Primoz Gliha. Kosova luan ndaj Andorrës dhe Izraelit në javën e ardhshme, ku slloveni Gliha ka ftuar 25 lojtarë. Në mesin e tyre janë edhe tre portierët tashmë të zakonshëm: Arijanet Muric, Visar Bekaj dhe Samir Ujkani. Muric është pjesë e Burnleyt dhe ruan portën e klubit anglez vetëm në ndeshjet e FA Cup dhe Carabao Cup, pasi në kampionat është portier i dytë. Visar Bekaj ka kompletuar këtë vit transferimin te Hatayspor dhe aktualisht është portier i dytë. Ndërsa i treti është Samir Ujkani, i cili mbetet…
Shkelzen Halimi Shkrimtarët kanë nevojë të vlerësohen jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga institucionet. Kudo në botë, në shtetet me funksionim normal, për shkrimtarët organizohen ceremoni të ndryshme, jo vetëm për motivimin e tyre, por edhe për vlerësimin e punës që bëjnë shkrimtarët. Kjo, mbase është karakteristikë e shoqërive të shëndosha që e dinë rëndësinë e kulturës dhe, në kontekst të kësaj, edhe rëndësinë e letërsisë. Në Shqipëri është themeluar edhe çmimi për Poetin Laureat, i cili i akordohet një personaliteti nga fusha e poezisë shqipe, kurse qëllimi i këtij vlerësimi, siç thuhet, është ndërgjegjësimi për rëndësinë e leximit…

