- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
Author: admin
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Mediat spanjolle zbulojnë detaje të reja për një rikthim të mundshëm të Messit te Barcelona. Më pak se 24 orë pas eliminimit përfundimtar të Inter Miami nga play off i MLS, janë shtuar ndjeshëm zërat për “Pleshtin” Sipas “Sport”, nëse Messi kërkon të largohet në formë huazimi, atëherë Inter Miami do të ulet pa problem në tryezën e bisedimeve së bashku me Barcelonën me synimin për të arritur një marrëveshje që do të kënaqë të gjitha palët. Ndërkohë nga Arabia Saudite po provojnë për të bërë për vete me një ofertë bombastike kampionin argjentinas.
Interi ka një nga skuadrat më të mira në Itali, por sërish ka vend për përmirësime, veçanërisht në sulm. Alexis Sanchez,dhe Marko Arnautoviq nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, madje austriaku për momentin është i dëmtuar. Ndaj, në janar drejtuesit do të tentojnë të forcojnë organikën. I pari në listë është Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos për të cilin u fol shumë edhe në verë. Megjithatë, përveç iranianit, në listën zikaltër është edhe emri i Armando Brojës. Inter e ndjek sulmuesin e Shqipërisë prej kur ai aktivizohej në Holandë me Vitessen. Broja tashmë është rikthyer, madje duke fituar…
“Dardanët” kanë përfunduar stërvitjen e fundit parëse të udhëtojnë drejtë Andorrës, derisa futbollistët Albion Rrahmani dhe Qëndrim Zyba kanë paralajmëruar se Kosova nga kjo ndeshje synojnë fitoren e parë në kualifikimet për “Euro 2024”. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të martën e ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore dhe të fundit në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Andorrës. “Dardanët” të enjten përballen me Andorrën nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Sulmuesi Albion Rrahmani ka thënë se “dardanët” synojnë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, derisa nuk ka hezituar të jep edhe një premtim…
Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) nesër (e mërkurë) do të pranojnë donacion disa dornë. Ky donacion është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Ceremonia e pranimit të këtij donacioni sipas njoftimit do mbahet nga orën 10:00.
Mbrëmjen e së martës Policia e Kosovës ka kryer një aksion në një depo afër stacionit policor në Leposaviq. Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Elshani ka thënë se fillimisht kanë dyshuar për armë por nuk kanë gjetur, vetëm se i kanë konfiskuar disa vetura. “Informacionet kanë qenë fillimisht për armë por nuk kemi gjetur. Kemi gjetur disa vetura dhe i kemi konfikuar”. “Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur”, u shpreh Elshani.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar në Merdarë një serb me iniciale (T.B.),viti i lindjes 1971, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë. Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë. Javë më parë, policia kishte arrestuar edhe ish-pjesëtarin e Ministrisë…
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, tha se misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’u përballur me sfidat. Para takimit të ministrave të Mbrojtjes së aleancës ushtarake perëndimore, Smith tha për gazetarët se pas rritjes së dhunës në veri të Kosovës, në selinë e NATO-s ishin monitoruar nga afër zhvillimet në terren. “Të gjithë ne këtu në selinë e NATO-s, të gjithë aleatët e kemi monitoruar situatën në terren në Ballkanin Perëndimor. Kemi qenë të shqetësuar për rritjen e shenjave për paqëndrueshmëri dhe disa pika shpërthyese ku…
Hapet ekspozita me moton -“Kujdesi dhe ruajtja e shëndetit mendor në shkolla” në Shkollën e Artit Pamor në Gjilan
Për nder të ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me shkollën e Artit Pamor realizoi ekspozitë të hapur për të gjithë nxënësit me moton “Kujdesi dhe ruajtja e shëndetit mendor në shkolla”. Mjediset shkollore kanë potencialin më të lartë për promovim të shëndetit mendor optimal, në rastet kur ato ofrojnë hapësirën dhe mundësitë e duhura ,për femijet dhe adoleshentët të cilët ndërveprojnë në këto mjedise. Për më shumë, shëndeti i mirë mendor del të jetë i ndërlidhur me rezultate më të mira në aspektin e edukimit dhe atë të sjelljes (bihevioral). Ne si qeverisje rëndësinë e…
Do të asfaltohen së shpejti rrugët Pozheran-Sllatinë e Epërme dhe Goshicë-Vërban-Sadovinë e Jerlive
Në kuadër të realizimit të projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore nëpër lokalitete, sot kanë nisur punimet e rrugës në Pozheran, përkatësisht lagjja Korrani që lidhet me fshatin Sllatinë e Epërme. Kjo rrugë pos që do të shkurtoj qarkullimin e banorëve, do të ndihmoj edhe fermerët e këtyre fshatrave që të kenë qasje edhe më të lehtë në tokat e tyre bujqësore. Gjithashtu, punimet kanë filluar edhe në rrugën që lidh fshatrat Goshicë , Vërban e Sadovinë të Jerlive. Për të parë punimet nga afër, këto projekte i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes…

