- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Superliga e futbollit u rikthye dje pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtares së Kosovës. Ballkani e nisi xhiron e 10-të me fitore bindëse ndaj Lirisë, duke e “blinduar” pozitën e parë në tabelë. Gjilani do të ndeshet sot me Dukagjinin. Të dy ekipet nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe synojnë fitoren sonte për të dalë nga kriza e rezultateve. Ndërsa, Feronikeli 74 do të përballet sot me Prishtinën.
Sabile Keçmezi-Basha Nuk është asgjë Ama bash asgjë Të bëhesh kurban Për Itakën Ne emër te saj Të fali edhe frymën e fundit Ecejaket… Të gjitha ëndrrat Që më vite I thura gërshet Merri te gjitha Po qese do Merri edhe tiktaket e fundit Qe jetë i thonë Unë, Kurban Ne rrugët me pikëpyetje Kurban, ne muzgun e ëndrrës Gjithsesi Për Itakën Unë kurban …..kurban… Për çdo damar… ITAKË
Shaqiri, në mesin e tre fituesve më të mirë Superylli Lionel Messi është pa dyshim profesionisti më i paguar në MLS, shkruan albinfo.ch. 36-vjeçari si kampion bote fiton 20,446,667 dollarë në vit në Inter Miami, ekuivalente me rreth 19.3 milionë franga. Ai pasohet nga kampioni evropian i Italisë, Lorenzo Insigne, nga Toronto FC me 15.4 milionë franga dhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, me 7.7 milionë franga. Pritshmëritë e tifozëve dhe mediave lokale për «Grossverdiener» për Shaqirin janë të mëdha. «Lojtarët si Shaqiri dhe fituesit e tjerë të mëdhenj duhet të pritet të bartin një ekip në ditë të këqija»,…
Pas ngadalësimit në vitin 2023, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të kalojë në përshpejtim të moderuar në vitin 2024, duke arritur në tre për qind përballë rimëkëmbjes së vazhdueshme në Bashkimin Evropian, partneri kryesor tregtar i rajonit, ndërkohë që inflacioni më i ulët duhet të ndihmojë në forcimin e të hyrave të disponueshme dhe mbështetjen e konsumit, thotë Raporti i ri Ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, i publikuar sot. Shkalla e rritjes rajonale në vitin 2024, edhe pse më e shpejtë se në vitin 2023, mund të jetë 0.1 për qind më e ulët seç ishte…
Një qytetar në Gjilan, zyrtar në KEDS, ka raportuar në Polici se është kanosur derisa ishte në detyrë nga personi i dyshuar, bërë me dije nga autoritetet policore. Njoftohet se i njejti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Menaxheri i një banke në Gjilan, raportoi për para që dyshohet të jenë të falsifikuara në vlerë mbi 1 mijë euro
Një menaxher në një bankë private ka raportuar se gjatë numërimit të parave të pranuara në bankomat ka hasur në disa monedha në vlerë rreth 1,250 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Nëna Terezë”, në Gjilan. Sipas raportit, rasti është në procedurë hetimore. “Një mashkull kosovar menaxher në një bankë private ka raportuar se gjatë numërimit të parave të pranuara në bankomat kanë hasur në disa monedha në vlerë rreth 1250€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në…
Janë ngritur 15 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale nga Prokuroria në Gjilan
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale: Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë…
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 19.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin A.M. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) viteve për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin…
Në Shtëpinë e Kulturës, Isa Kastrati, u dha shfaqja “Petrushi i huaj”. Kjo shfaqje mblodhi nxënës e fëmijë të shumtë të cilët e shijuan pa masë. Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rinë Matoshi-Huruglica, duke shprehur mirënjohje për aktorët e Teatrit të Gjilanit, theksoi se përmes teatrit synohet të krijohen ura dhe lidhje të qëndrueshme të edukimit e të zhvillimit të shëndoshë të nxënësve dhe të qytetarëve në përgjithësi. “Mirënjohje për aktorët e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, të cilët përmes shfaqjes “Petrushi i huaj”, iu dhuruan fëmijëve tanë një mbrëmje argëtuese dhe njëherësh iu transmetuan mesazhe…
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 13.10.2023-19.10.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e treqind e nëntëdhjetë e tetë (1398) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i njëzet (20) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, • Hetim…

