Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026

Moti sot

June 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit
  • Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione
  • Moti sot
  • Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit
  • Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit
  • Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial
  • Moti sot
  • Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku“
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Poezia moderne është prozë (por ajo na thotë shumë)
Kulturë

Poezia moderne është prozë (por ajo na thotë shumë)

adminBy adminOctober 23, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Lawrence Ferlinghetti
Përktheu: Fadil Bajraj

Jam duke e shfletuar antologjinë e madhe të poezisë bashkohore, dhe m’u duk se “zëri ynë i brendshëm i madh” jehon më së shumti me zë proze, sado që i shtypur si poezi. Për atë s’mund të thuash se është prozaik ose se nuk ka thellësi, e as se është i vdekur ose se po vdes, ose që nuk është i bukur, ose se nuk është e shkruar mirë e me mendjehollësi dhe se nuk është e guximshme. Është shumë e gjallë, shumë mirë e shkruar, e dashur, prozë – prozë e gjallë që qëndron pa paterica të pikësimit, prozë, sintaksa e së cilës është aq e qartë sa që mund të shkruhet fund e krye faqes, në forma të hapura dhe fusha të hapura, dhe ende të jetë e qartë, prozë fort e dashur. Dhe, në tipografinë e poezisë, intelekti poetik dhe prozaik shfaqet në rrobat e njëri tjetrit.

Duke shëtitur nëpër ngrehinat e prozës sonë në shekullin XXI, dikush mund të shikojë mbrapa dhe të çuditet me këtë epokë të çuditshme që i lejoi poezisë të ecë në ritmet e prozës dhe ende e quajti poezi. Poezia moderne është prozë sepse kumbon aq pushtueshëm sa çdo qytetar o qytetare, të cilëve elani i jetës u është zhytur në jetën urbane. Poezia moderne është prozë, sepse nuk ka duende, shpirt të errët të tokës dhe të gjakut, e as shpirt të këngës së errët, as të muzikës pasionuese. Ngjashëm si skulptura moderne, ajo e do betonin. Ashtu si arti minimal, ajo e minimizon ndjenjën për hatër të ironisë së heshtur dhe të intensitetit të nënkuptuar. Si e tillë është poezi e përsosur për njeriun teknokrat. Por, sa herë kjo poezi ngjitet mbi mesataren e lartësisë mbidetare të rrafshinës së tij shndritëse? Ezra Pound njëherë pat thënë se vetëm në kohën e dekadencës poezia e ndan veten nga muzika. Dhe në këtë mënyrë bota merr fund, jo me këngë, por me rënkim.

Para tetëdhjetë ose nëntëdhjetë vitesh, kur të gjitha makinat filluan të zukasin, gati (si dukej) në harmoni, fjala e njeriut pa dyshim pat filluar të bëhet e shtirë nga stakatoja absolute e makinave. Dhe, poezia e qytetit natyrisht se e imiton atë. Whitman ishte vazhdues, këndonte këngë për vetveten. Edhe Sandburg, një vazhdues, këndonte sagat  e tij. Dhe, Vachel Lindsay ishte vazhdues, i tantaniste psalmet e tij. Dhe, më vonë ishte Wallace Stevens me “muzikën fiktive” të harmonishme. Ishte edhe Langston Hughes. Dhe Allen Ginsberg psalmonte mantrat e tij, këndonte Blakeun. Ka edhe të tjerë kudo, poetë xhazi dhe zhangëllmaxhinj poetikë, dhe vajtues rrugëve të botës, që bëjnë poezia nga e ngutshmja kryengritëse Tash, të vetës së menjëhershme, inkarnimin e trupit të vet (siç e pat quajtur D. H. Lawrence).

Por, shumica e poezisë qe zënë në rreshtat e nxehtë të linotipit dhe tani në tipat e IBM-it aq të ftohtë. S’ka këngë në mesin e daktilografëve, s’ka këngë në arkitekturën tonë prej betoni, në muzikën tonë prej betoni. E bilbilat ende mund të jenë duke kënduar pranë Manastirit të Zemrës së Shenjtë, vështirë se mund t’i dëgjojmë në qytetet e tokave të shkreta të T. S. Eliotit, e as Katër Kuartetet e tij (që s’mund të ekzekutohen në asnjë instrument dhe akoma është proza më e bukur e kohës sonë). E as në shkretëtirat e prozës së Ezra Poundit, të cilat nuk kanë kangjela, sepse s’mund të këndohen nga askush. As në prozën pangoline të Marianne Mooreit (e cila i quajti shkrimet e veta poezi në mungesë të shprehjes më të mirë). E as në prozën e madhe të vargut të bardhë në Ese mbi rimën të Karl Shapiros, as në të folurit e brendshëm qytetarçe të William Carlos Williamsit, në të folurit e Petersonit të tij. Gjë që u duartrokit nga profesorët e poezisë dhe kritikëve të poezisë në të gjitha vendet më të mira, e asnjëri nga ata s’do të bëjë mëkatin e parë e të thotë se poezia e disa poetëve është prozë e tipografuar si poezi – ashtu si, miqtë e poetit kurrë s’do t’i thoshin, ashtu si botuesit e poetit kurrë s’do ta thonë – konspiracioni më budallaq i heshtjes në historinë e shkronjave.

Pjesa më e madhe e poezisë moderne është prozë poetike por ajo na thotë shumë gjëra, me shembullin e vet, se çfarë na ofrojnë ne vdekja e shpirtit dhe qytetërimi ynë teknologjik, të ngatërruar në makina dhe maço nacionalizma, deri sa ne digjemi nga malli për bilbilin mes pishave të Reispighit, është kënga e zogut që na bën të lumtur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

By adminJune 16, 2026

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë për 24 orët e fundit: Nuk është raportuar asnjë…

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026

Moti sot

June 16, 2026

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit

June 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026

Moti sot

June 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.