Të rinjtë nga Komuna e Kamenicës thirren për trajnime në fushën e dizajnit grafik dhe bazat e artit modern, pa pagesë, ka njoftuar Drejtoria e Kulturë, Rini dhe Sport.
Sipas saj, ky projekt i cili do të implementohet nga KVRL-ja, ka të bëjë me trajnime profesionale dhe kreative.
Kurse të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e Komunës së Kamenicës, nga mosha 15-29 vjeqare e që janë të interesuar të çertifikohen në këto fusha.
Dita e fundit për aplikim është 30 tetori këtij viti./ GJILANI INFO /