Me urdhër të prokurorit, Prokuroria Themelore e Gjilanit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave.
Kjo Prokurori, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Një person është ndaluar për veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, personi tjeter për veprën penale ‘’Dhunimi’’ si dhe personi i tretë për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’./GJILANI INFO/