- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Presidenti Agim Ademi është pritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë. Temë qendrore e këtij takimi ishte prezantimi i projektit të stadiumit të Gjilanit, për të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit për ta shndërruar në stadium të kategorisë së 4 të UEFA-s. Në këtë projekt do të investohen edhe 15 milionë euro. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për investimet e federatës bashkërisht me komunën në regjionin e Gjilanit si dhe riorganizimin e këtij regjioni. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe stadiumi i Kikës, punimet e të cilit do të përmbyllen së shpejti,…
Dardanapress mban konferencën, – ”Promovimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”
Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur konferencën lidhur me realizimin e këtij projekti. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete, Aleksandra Jovanovic, qytetarë të komunitetit Rom, zyrtarë nga Zyra për Komunitete, zyrtarë nga Zyra e Kryetarit të komunës, zyrtarë të drejtorive komunale, organizata të shoqërisë civile dhe media. Projekt menaxheri, Sherafedin Vranja, njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit. Qytetarët e komunitetit Rom gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara kanë shprehur shqetësimet dhe mendimet e tyre lidhur…
Drejtori Zuka: Për 9 muaj të këtij viti janë inkasuar të hyra vetanake të një vlere prej 1.097.399.25 eurosh
Kuvendi komunal i Vitisë, mbajti sot seancën e nëntë të rregullt, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa propozim vendime dhe janë dhënë disa informata rreth subvencioneve në DKRS, gjithashtu për fillim vitin shkollor etj. Ndërkohë, kuvendarët fillimisht parashtruan një varg pyetjesh jashtë rendit të ditës, për të cilat u përgjigjen kryetari i komunës Sokol Haliti si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Pas diskutimeve që u bënë në fillim, kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi hodhi në votim renin e ditës dhe procesverbalin nga mbledhja e kaluar e KK-së. Më pas, si pikë e parë u prezantuan edhe Pasqyrat Financiare të…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Klubit Futbollistik KF KIKA, Sejdi R.Latifaj, si dhe Drejtorin e Kompanisë “Air Energy-Guris”, Ibrahim Akyol, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për KF KIKA nga ana e Komunës së Kamenicës dhe Kompanisë “Air Energy-Guris”. I pari i komunës duke falënderuar Drejtorin e Kompanisë “Air Energy – Guris”, dhe Drejtorin e KF KIKA, theksoi se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë ta përkrah këtë klub me mundësitë që i ka. “Nënshkrimi i marrëveshjes për sponzorizimin e KF KIKA, në bashkëpunim me kompaninë “Air Energy-Guris”, është edhe një dëshmi…
Me moton “Ekzaminohu me kohë, vrapo për jetën” sot në qytetin e Vitisë, është mbajtur marshi sensibilizues për ndërgjegjësimin e sëmundjes së kancerit të gjirit por edhe për përkrahjen e personave të prekur nga kjo sëmundje. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të organizimit të komunës së Vitisë, DSHMS-së, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti si dhe grave asambleiste të KK të Vitisë dhe atë në kuadër të muajit tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka folur edhe për përkrahjen e kësaj komune në…
Pas aksioneve të shumta për lirimin e hapësirave publike e ndëshkimit të bizneseve për shkak të mos përputhjes së çmimit raft-arkë, Drejtoria për Inspekcion në Gjilan ka identifikuar një qytetar duke hedhur mbeturina në hapësirë publike. Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku inspektorët e ambientit kanë ndëshkuar qytetarin i cili ka hedhur mbeturinat aty. Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë personave të pandërgjegjshëm në keso rastesh, si ky. “Inspektimet do të jenë të vazhdueshme në bashkepunim me policinë e Kosoves, në mënyrë që të…
Mbahet takimi në mes të bizneseve të rajonit të Gjilanit, anëtarë të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) dhe Raiffeisen Bank Kosova
Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Raiffeisen Bank Kosova dhe Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), me qëllim të promovimit të produkteve të reja bankare të Raiffeisen Bank tek bizneset e rajonit të Gjilanit, Avokati Arsim Vranovci si President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) dhe njëherazi President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri (SMKA), bëri thirrje tek bizneset e rajonit të Gjilanit për organizimin e këtij takimi informativ si vazhdimësi e punës së Këshillit të Bizneseve në promovim të zhvillimit ekonomik lokal. Ky takim…
Kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan PËRUROHET PROZA DOKUMENTARE E HASAN BUNJAKUT “NJË GJAKIM I PAFAT” Në kuadrin e veprimtarive letrare të edicionit të 14-të të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Biblioteka “Fan S.Noli”, kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, ora 12: 00, përurohet proza dokemntare e doajenit të gazetarisë anamoravase si dhe veteranit të veprimtarive kulturore në këtë pjesë të Kosovës, Hasan Bunjakut. Libri i parë i këtij personaliteti të kulturës dhe publicistikës gjilanase, “Një gjakim i padat”, që…
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit me përkrahjen e CARITAS-it zviceran, në kuadër të projektit TAKE i cili realizohet në bashkëpunim me Universitetet Publike, gjegjësisht Fakultetet e Edukimit në Kosovë, sot është mbajtur trajnimi nga ekspertja Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, me temën: “Prindërit dhe motivimi i fëmijëve“. Para të pranishmëve, që ishin staf i UKZ-së, drejtor të Institucioneve Parashkollore të Komunës së Gjilani, prindër të fëmijëve që vijojnë kopshtet në IP, ekspertja Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, duke folur për temën: “Prindërit dhe motivimi i fëmijëve“, tha se inkurajimi i prindërve dhe edukatoreve…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e radhës, nën drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka shqyrtuar raportin financiar janar-shtator 2023, raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2022, përkatësisht ka miratuar rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve, vendimin për shpalljen e interesit publik në katër parcela, tri prej tyre në Livoç i Epërm dhe një tjetër në Dobërçan, për nevoja të ndërtimit të dy sallave sportive dhe një çerdheje, kërkesën e Drejtorisë së Bujqësisë për alokimin e një shume prej 3840 euro për participim në projektet e serave të zinkuara si…

