Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

June 10, 2026

Moti sot

June 10, 2026

Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku“

June 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial
  • Moti sot
  • Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku“
  • Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale
  • Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”
  • Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”
  • NPL“Tregu” ka inspektuar disa hapësira publike në disa fshatra të komunës së Gjilanit
  • Nis procesi për hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban në Kamenicë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Maqedonci: Sulme si në Banjskë mund të përsëriten, Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën
Lajme Qendrore

Maqedonci: Sulme si në Banjskë mund të përsëriten, Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën

adminBy adminOctober 26, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit mund të përsëritet derisa “Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste ndaj fqinjëve të saj”.

Ai këtë deklaratë e ka bërë të enjten në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ministri tutje është shprehur se Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën.

“Rëndësia e jonë në operacione është dëshmuar në pjesën veriore të vendit, ku grupet serbe kanë tentuar të marrin territor dhe të destabilizojnë vendin tonë. Duke iu falënderuar Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimit me partnerët tanë, ky sulm flagrant nuk pati sukses”.

“Sidoqoftë, ne jemi të vetëdijshëm se kërcënimi ende vazhdon përderisa Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën dhe përderisa Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste ndaj fqinjëve të saj. Më lejoni të theksoj se Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd, por ne jemi të përgatitur të jemi miq të të gjithëve”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai tutje ka thënë se Kosova viteve të fundit ka bërë arritje të mëdha sa i përket zhvillimit të kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Brenda dy viteve, buxheti për FSK është rritur për 110 për qind. Gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi investuar në sistemin e armatimit dhe kemi marrë pjesë në ushtrime ushtarake. Për më tepër, FSK-ja ka zbarkuar në lindjen e mesme për operacione trajnime dhe për paqe. Ne gjithashtu jemi krenar me qendrën e trajnimit që ofron trajnime të operatorëve vendorë dhe ndërkombëtarë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot

June 10, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira

May 20, 2026

Moti me diell gjatë ditës së sotme

May 18, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

By adminJune 10, 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me ministren e…

Moti sot

June 10, 2026

Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku“

June 10, 2026

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale

June 5, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

June 10, 2026

Moti sot

June 10, 2026

Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku“

June 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.