Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » ‘Me kend fola’, libër i mbushur me emocion të fortë dhe me mendim të kulluar
Kulturë

‘Me kend fola’, libër i mbushur me emocion të fortë dhe me mendim të kulluar

adminBy adminOctober 26, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Një zë i veçantë poetik, i shfaqur dhe i forcuar ndër vite në Perëndim, është ky i Drita Ademit. Përvojën poetike dhe veçantitë poetike, me kalimin e viteve dhe me botimin e librave të rinj, ajo po ua lë trashëgim pasardhësve, krijuesve dhe studiuesve. Sinonimi i emrit të saj shtrihet në gjithë librin e ri të saj Me kend fola. Nuk i duhet një shenjë pikësimi e pikëpyetjes kësaj fjalie. Ajo flet me ata që e lexojnë, me ata që e duan poezinë, me ata që emocionin dhe mendimin i kanë në një linjë. Ky nuk është një libër i madh dhe i trashë. Është një libër i formatit të zakonshëm, por është e pazakonshme përmbajtja e tij, sepse është unike. Drita, nëpërmjet reflektimeve, mendimeve, ndjenjave, peripecive të ndryshme të jetës së vet, lirikshëm na flet për hapësirën e mendimit dhe të veprimit. Sa e shohim në Perëndim, sa e shohim në vendlindje; sa e shohim të rënduar emocionalisht, sa e shohim të ngazëllyer. Kur është atje, nëpërmjet poezive të mallit, i kujton miqtë dhe poetët më të mirë. Vetminë e mbyt duke shpalosur kujtime nga jeta e vet dhe e tyre. Bashkëbisedon me vetveten dhe, nëpërmjet poezisë, edhe me të tjerët, prandaj qëllimisht i ka vënë titullin Me kend fola. Foli me mua, foli me ty, foli me atë, foli me ata, foli me ato që, nëse nuk mendojnë dhe ndiejnë sikurse Drita hëpërhë, do të mendojnë dhe ndiejnë në një tjetër kohë, kur dhembja dhe dhimbja t’u bëhet e përbashkët, kur ajo që u mungon do të jetë e gjithëpranishme në mendjen dhe zemrën e tyre. Me kend fola është libër i mbushur me emocion të fortë dhe me mendim të kulluar. Gjuha, e variantit gegë, jo e gjitha në standard, me disa veçori të idiolektit të saj, siç zura ngoje në fjalinë e parë, e bëjnë këtë libër të veçantë sepse, përpos që veçojmë fjalorin dhe gramatikën e saj, veçantinë e dallojmë edhe nëpërmjet shqiptimit të fjalëve e fjalive. Mbase, më shumë sesa për temat që ka trajtuar, veçantia më e madhe e Dritës është idiolekti i saj i shprehur në secilën poezi e që është i dallueshëm nga karakteristikat gjuhësore të poeteve të tjera shqiptare. Autorja, nëpërmjet kësaj shprehie të veçantë gjuhësore, së këndejmi edhe nëpërmjet zbutjes së dhembjes personale dhe kolektive me artin e fjalës (poezinë), bën dallimin individual poetik nga kolektivja. Më bëhet shumë qejfi që, edhe pse në mesmoshë, Drita Ademi nuk përsërit asnjë krijues dhe krijuese të re e të moshës së vet, por shfaqet, si asnjë tjetër, me elemente të papërsëritshme gjuhësore dhe tematike në letërsinë shqipe, shpeshherë me shprehje antologjike.

Flamur Maloku,

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

By adminOctober 8, 2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka…

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.