Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prezentohet udhëzuesi për Prokurim Publik Strategjik në Kamenicë

November 16, 2026

Prokuroria në Gjilan ka ngritur nëntë aktakuza ndaj 11 personave për vepra të ndryshme penale

November 16, 2026

Brenda një dite 22 aksidente me të lënduar dhe 20 me dëme materiale në Kosovë

November 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prezentohet udhëzuesi për Prokurim Publik Strategjik në Kamenicë
  • Prokuroria në Gjilan ka ngritur nëntë aktakuza ndaj 11 personave për vepra të ndryshme penale
  • Brenda një dite 22 aksidente me të lënduar dhe 20 me dëme materiale në Kosovë
  • UKZ ka prezantuar materialet mësimore në trajnimin e projektit AGILE në Riga të Letonisë
  • Kryetari Haliti nënshkruan memorandumin për forcimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve
  • Arrestohen në Gjilan katër persona nën dyshimin për dhunë në familje
  • Kuvendi Komunal i Kamenicës miratoi kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore në kategorinë Paga dhe Shtesa
  • 9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » VALLJA E VDEKJES
Kulturë

VALLJA E VDEKJES

adminBy adminOctober 26, 2023Updated:October 26, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkelzen Halimi

Kam parë odën mbushur
plot me terr
dhe vetminë
në shtratin akull
Në syprinën e Detit të Vdekur
kam parë hijen time
duke luajtur
vallen e vdekjes
Kam parë hënën e ngrysur
dhe disa pika shiu që zgjonin
ëndrrat e fjetura
Kam parë
se si ikin stinët
duke më lënë dhimbjen
dhe klithmën e kohëve
plot pikëllim e gjurmë
rrugëve të mbuluara
me gjethet e pemëve
të rrahura nga erërat
që shkulnin rrënjë
Rrugës së jetës
kam parë veten
në pasqyrën e thyer
herë i mallkuar
herë i harruar
Kam parë veten në ëndërr
se si qëndroja
në fund të kortezhit
dhe fëmijën që më ndiqte pas
dhe më thoshte:
ata para teje do të luten
në varrimin tënd.
Herët në mëngjes jam ngritur
me plagët e Gjergj Elez Alisë
dhe kam qëndruar para
pasqyrës së thyer
o Zot
përballë meje qëndronte ai
bajlozi i zi
Kam parë flutura
me krahë të thyer
që përpëliteshin
gjysmë të vdekura
në dritaren gjysmë të hapur
të shtëpisë prej letre
Kam parë lulet e venitura
në dorën e plakut
tek priste t’i kthehet
dashuria e parë
që e kishte lënë të përlotur
në breg të detit
derisa ishte zhdukur
me anijen e Odiseut
Kam parë shumë të plagosur në shpirt
që mbuloheshin me mjegull të dendur
në luginat e mërzisë
Kam parë edhe engjëllin tim
tek përgjakej për t’më shpëtuar
nga vetja ime…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Prezentohet udhëzuesi për Prokurim Publik Strategjik në Kamenicë

By adminNovember 16, 2026

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Kamenicës dhe organizatës RE-Act Lab,…

Prokuroria në Gjilan ka ngritur nëntë aktakuza ndaj 11 personave për vepra të ndryshme penale

November 16, 2026

Brenda një dite 22 aksidente me të lënduar dhe 20 me dëme materiale në Kosovë

November 16, 2026

UKZ ka prezantuar materialet mësimore në trajnimin e projektit AGILE në Riga të Letonisë

November 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prezentohet udhëzuesi për Prokurim Publik Strategjik në Kamenicë

November 16, 2026

Prokuroria në Gjilan ka ngritur nëntë aktakuza ndaj 11 personave për vepra të ndryshme penale

November 16, 2026

Brenda një dite 22 aksidente me të lënduar dhe 20 me dëme materiale në Kosovë

November 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.