Author: admin

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se sot por realizohet njërit prej premtimeve më të rëndësishme sa i përket shëndetit të nxënësve. “Sot po fillojmë realizimin e njërit prej premtimeve më të rëndësishme sa i përket shëndetit të nxënësve, por edhe sistemit të arsimit në Gjilan, kontrollat sistematike prej klasave 1-9 për të gjithë nxënësit. Kjo është një prej të arriturave shumë të mëdha të DKA-së dhe DSHMS-së dhe QKMF-së. Shpresoj që rezultatet do të jetë të mira dhe nuk do të kemi ndonjë gjetje shqetësuese për shëndetin e fëmijëve, por edhe për familjet e tyre”, tha ai. Drejtori…

Read More

Igballe Esati nga Pojata e Ferizajt është një nga fermeret që kishte filluar me këtë profesion me një lopë dhe që brenda një periudhe shumë të shkurtër arriti të ketë 11 lopë dhe 7 viça. Madje bashkëshortin e punësuar në ndërtimtari e kishte tërhequr dhe ta angazhojë në fermën e saj. Ajo thotë se si familje ekonomikisht ka arritur të pavarësohet. Këtë rrëfim e shpalosi në “Dita ndërkombëtare e grave rurale” e cila është shënuar në ambientet e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë me mbajtjen e një tryeze, organizuar nga Shoqata e Prodhuesve e Qumështit e Kosovës…

Read More

Për 6-8 vetë: * 6 lugë margarinë * 12 feta buke tost, tuli bukës të jetë i bluar * 1/2 kg mollë * 23 filxhan ujë * 12 filxhan sheqer * 1 filxhan marmelatë 1 – Fërgoni në një tigan të thellë me margarinë fetat e bukës në një zjarr mesatar deri sa ato të zverdhen. I vendosni ato mënjanë. 2 – I qëroni mollët dhe i prisni në katrorë të vegjël. I zieni më ujë dhe sheqer dhe afro 25 minuta në një tenxhere deri sa ato të zbuten krejt. 3 – Shtoni në formë sufleje me shtresa 1 filxhan me…

Read More
VIP

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është një krijuese edhe e trendëve të modës. Ajo rrezaton gjithmonë sidomos kur bëhet fjalë për veshjet dhe grimin. Gjatë karrierës së saj, bukuroshja ka kaluar në faza të ndryshme duke pozuar për marka të ndryshme, transmeton Indeksonline. Në kopërtinën e radhës u shfaq me një pamje të viteve ’70-ta për revistën ‘Antidote’. Me flokë të stiluara bukur, look-u shoqërohej me një grim të po atij viti, duke e rikthyer në trend një modë e cila ka vite që ‘ka vdekur’.

Read More

Kohët moderne nuk korrespondojnë me vlerat tradicionale, megjithatë, unë ende besoj se ka njerëz që e dinë, që duan dhe nuk kanë frikë t’i përhapin ato, që janë të lumtur me atë që është e vërtetë dhe atë që në të vërtetë ka vlerë, duke bërë të përjetshme gjithçka që na bën të ndihemi mirë. Prandaj, gjithmonë do të zgjedh ato të vërtetat dhe nuk do të lodhem duke i kërkuar. Ne jemi në kërkim të njerëzve që ende shikojnë në sytë tanë, që interpretojnë buzëqeshjet dhe pamjet, që kultivojnë vendin që u është dhënë atyre në zemrat tona…

Read More

Një pije e ngrohtë dhe e shijshme për t’u pirë, por që sjell edhe shumë përfitime shëndetësore për organizmin. Imagjinoni veten pas disa muajsh, kur temperaturat të ulen, dimri dhe i ftohti të bëjnë punë e vet, një çaj i ngrohtë është shpëtim për veten dhe gjithë familjen. Xhenxhefili është në listën e bimëve të preferuara për të përgatitur një super çaj. Pjesa e bimës që përdoret në kuzhinë apo në çajra është kërcelli, me një lëkurë të hollë bezhë që në disa raste mund të qërohet, por mund të mjaftoheni edhe me larjen. Një copë nga xhenxhefili e…

Read More

Granit Xhaka është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje me fanellën e përfaqësues zvicerane. Barazimi dramatik 3-3 me Bjellorusinë ishte ndeshja numër 118 për mesfushorin qendror, i cili gjatë këtyre viteve ka qenë një nga shtyllat kryesore të helvetikëve. Ishmesfushori i Arsenalit, i cili verën që lam pas iu bashkua Bayer Leverkusenit, pati disa fjalë për të gjithë përkrahësit e tij, duke shkruar në instagram. “Cfarë nderi i jashtëzakonshëm të jem futbollisti me më së shumti paraqitje për Zvcirën. Një falënderim i madh për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Familjen, shokët, trajnerët, stafin dhe bashkëlojtarët. Pa…

Read More

Nga: Ndriçim Kulla Thuhet se shumë popuj, në mendësinë e tyre, i kanë ruajtur malet për hyjnitë. Malësorët tanë, duke qenë se i kanë ato të vetmet troje banimi, kanë qenë të detyruar ose t’i dëbojnë hyjnitë prej andej, ose t’i përshtatin sipas vetvetes, në mënyrë që të mund të jetojnë si të përzierë me ta. Vetëm kështu shpjegohet kjo botë gjysmë e rrokshme, gjysmë fantastike e Kanunit, e ngjashme aq shumë me kohërat homerike. E, po kështu shpjegohet krijimi i perëndive të tilla si “miku”, sepse miku është vërtet i tillë në botën e rregullave kanunore. Edhe fakti…

Read More

Shkruan: Ibrahim Krivaqa Me iniciativën e një grupi qytetarësh nga qyteti, dashamirë të sportit, mbështetjen time si një nga iniciatorët, iniciativë e përkrahur poashtu nga këngëtari i mirënjohur z. Naser Berisha, legjenda e futbollit dhe e qytetit z. Muharrem Sahiti dhe me mbështetjen më të rëndësishme të dy klubeve të futbollit në qytetit, gazetarëve, bizneseve, disa arkitektëve të Gjilanit dhe shumë qytetarëve të tjerë nga Gjilani, rajoni dhe nga Kosova, kërkojmë nga Kryetari i Komunës të filloj me urgjencë revidimin e projektit të Stadiumit të Qytetit, për ta zëvendësuar atë me një projekt modern të bazuar në katër detyra…

Read More

Nga ky brez politikanësh është e pritshme të dalë të paktën një deputet në Parlamentin e Zvicrës. Por kjo varet edhe nga masiviteti i daljes në zgjedhje i shqiptarëve me të drejtë vote. Data e zgjedhjeve për Parlamentin Federal të Zvicrës është fare afër: më 22 tetor. Sikur edhe disa palë zgjedhje të mëparshme, pjesëmarrja në to e politikanëve me rrënjë shqiptare ka qenë temë e mprehtë për komunitetin tonë, për vetë faktin e pranisë së madhe të shqiptarëve në Zvicër. Këtë vit, kjo temë është bërë edhe më “ndezëse”, sepse tashmë është pjekur një brez i politikanëve shqiptaro-zviceranë…

Read More