Author: admin

Asnjëherë më parë shteti i Kosovës nuk është zbrazur sikur tani. KMDLNJ ka alarmuar se vendin po e braktisin edhe qytetarët me kushte të mira ekonomike. Ekonomistët tregojnë arsyet dhe paralajmërojnë pasojat për ekonominë e vendit. Kanë mbushur valixhet dhe po nisen për kurbet. Shumë nga këta qytetarë synojnë Perëndimin për një jetesë më të mirë. Por Kosova tashmë po braktiset edhe nga qytetarët që qëndrojnë mirë ekonomikisht. “Përkundër të gjitha këtyre pengesave, asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën sikur që po ndodhë tani. Më herët arsye për largim nga…

Read More

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius. Gjatë ditëve në vijim parashihet të fryjë erë nga verilindja  dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s , thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Read More

Kombëtarja e Shqipërisë është gati të arrijë për herë të dytë në histori kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani. Aktualisht “Kuqezinjtë” janë në vendin e parë të grupit E me 13 pikë. Atyre iu duhet t’i zhvillojnë edhe dy lojë deri në fund të kampanjes. Më 17 nëntor do të luajë si mysafire e Moldavisë dhe pastaj do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe, më 20 nëntor. Por, sa afër është Shqipëria të kualifikohet në “EURO 2024”? Sipas renditjes së tanishme në grup, veç fitores kombëtares shqiptare do t’i…

Read More

Sabit Rrustemi Sot është Ditëlindja Jote Maestro Dhe unë të them Gëzuar vetëm me fjalë Veprat tona për Ty Verëm premtime që dergjen harresave të atyre që iu besuam Dhe sirtarëve që grimcohen nga minjtë Maestro As falje s’mund të të kërkojmë mē

Read More

Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati, ka debutuar në moshën 18-vjeçare me Kosovën, saktësisht me 9 tetor 2017 me ftesën e selektorit Albert Bunjaku. Prej atëherë Kastrati ka 12 ndeshje gjithsej me Kombëtaren e Kosovës. Kosova tashmë ka humbur gjasat për kualifikim në Euro 2024 dhe ndeshja me Andorrën ishte një mundësi e mirë për lojtarë të rinjë të cilët debutuan e nuk ishin standard me ekipin dardan. Babai i mbrojtësit Lirim Kastrati, Muharremi, ka reaguar ashpër që i biri tij nuk pati rastin të paraqitet për Kosovën në ndeshjen ndaj Andorrës. “Dardanët’ e fituan 3:0 ndeshjen ndaj Andorrës, ndërsa Kastrati…

Read More

Albina Hyseni Menaxhimi i mendimeve dhe zakoneve personale është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit personal. Mund të filloni duke vendosur qëllime dhe vlera të qarta për veten tuaj dhe pastaj përdorni këto si udhëzim për veprim. Gjithashtu, reflektoni rregullisht mbi sjelljet tuaja për të identifikuar çfarë punon dhe çfarë nuk punon. Është gjithashtu e rëndësishme të keni një qasje pozitive dhe fleksibile ndaj ndryshimeve në jetën tuaj. Zakonet e veprimeve do të thotë poashtu që të mos prisni derisa kushtet të jenë perfektë. Ata nuk do të jenë kurrë. Prisni pengesat dhe vështirësitë e së ardhmes dhe zgjidhni…

Read More

Napoli e ka marrë një lajm të mirë të hënën. Futbollisti nga Kosova, Amir Rrahmani është shumë afër rikthimit në fushën e blertë, pas një lëndimi që e mbajti jashtë për disa javë. Madje, sipas mediave italiane, përfaqësuesi i Kosovës, i cili ka munguar në ndeshjet e tetorit, pritet të jetë i gatshëm që në sfidën e vikendit që do ta ketë Napoli. Skuadra italiane në fundjavë do të ketë punë me Hellas Veronën dhe Rrahmani është duke u diskutuar si opsion për të luajtur nga fillimi. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është lënduar në ndeshjen ndaj Bragas në…

Read More

Nga: Ahmet Selmani Njëra nga detyrat tona intelektuale, morale e kombëtare, pa dyshim është edhe përkujtimi dhe nderimi i figurave të rëndësishme që kanë lënë gjurmë të veçanta dhe që kanë bërë kthesë rrënjësore në historinë e kulturës sonë. Mbase e tillë është edhe figura e poetit, prozatorit, dramaturgut dhe publicistit të spikatur, Teki Dervishi (1943-2011). I lindur më 16 janar të vitit 1943 në Gjakovë, pikërisht në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur fati ynë sërish ishte vënë në pikëpyetje, ai kaloi një fëmijëri tepër tronditëse e dramatike, duke i përjetuar trysnitë dhe padrejtësitë e shumta që…

Read More

NGA: FRANK SHKRELI Ka kohë që Rusia po zhvillonte një fushatë serioze në radhët e diplomatëve ndërkombëtarë në Nju Jork për t’u kthyer në Këshillin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut – pasi antarësimi i Moskës në këte ent të OKB-ës ishte anulluar, vitin e kaluar, si shkak për invadimin e Ukrainës nga Rusia. Por, megjithë ato përpjekje skandaloze të Kremlinit, të martën që kaloi, një shumicë e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i dërguan një mesazh të fortë – në nivel ndërkombëtar — regjimit të Putinit. Rusia humbi në mënyrë dërmuese në…

Read More

Më 23 tetor në Prishtinë do të mbahet protestë paqësore kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë. Në njoftim thuhet se protesta do të fillojë me marshimin e protestuesve nga sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar i Kosovës. “Ju njoftojmë se më datë 23 Tetor 2023 me fillim nga ora 11:00, mbahet protestë paqësore kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc”, thuhet në njoftim. Organizatorët e protestës, Linda Shaqiri, Hysen Aliu dhe Zenel Krasniqi kanë bërë thirrje për dalje në protestë.

Read More