- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Këshilli Drejtues ka zgjedhur pesë Prorektorët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, udhëhequr nga kryesuesi Dr. Techn. Ilir Gjinolli, në mbledhjen e 29-të me radhë të mbajtur më 3.11.2023, në bazë të propozimit të Rektorit Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe pas njoftimit të Senatit, zgjodhi pesë prorektorët e UKZ-së. Prof. Dr. Sadik Haxhiu, është zgjedhur prorektor për mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka është zgjedhur prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli është zgjedhur prorektore për hulumtime dhe kërkime shkencore dhe Prof.…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, ku është bërë hapja e kuzhinës për personat e vetmuar. Me këtë rast ai është mirëpritur aty nga banorët e Stubëlles por edhe nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Kryetari Haliti tha se hapja e kësaj kuzhine ka një rëndësi të veçantë si një akt human për personat e vetmuar. /GJjilani Info/
Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë verifikimin e mandatit të anëtarit të ri të emëruar nga MAShTI
Gjatë mbledhjes së 28-të, të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mbajtur më 2.11.2023, është bërë verifikimi i mandatit të anëtarit të ri të Këshillit Drejtues të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Prof. Ass. Dr. Skender Beqa. Me këtë rast Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, kanë uruar anëtarin e ri të KD-së për emërimin nga MAShTI në Këshillin Drejtues të UKZ-së. Emërimi i anëtarit të ri të KD-së Prof. Ass. Dr. Sekender Beqa nga…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, kanë parë nga afër punimet për rregullimin e trotuarit në Lagjen Malësia. I pari i komunës ka thënë se ky projekt tani është në fazën e dytë të punimeve. “Punët për përmirësimin e jetesës së qytetarëve tanë po vazhdojnë. Së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Shpendin kemi parë nga afër punimet e projektit për rregullimin e trotuarit në Lagjen Iliria. Ky projekt tani është në fazën e dytë të punimeve, pra fazën e mbjelljes së fidanëve, ndërsa faza…
Me qenë se në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, është duke u punuar në projekte të shumta, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot disa nga to. Ai sot për së afërmi vizitoj punimet në projektet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në qytetin e Vitisë, konkretisht për skaj të lumit “Morava e Binçës”, nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit, hapsirën para shkollave të mesme, përfshirë parkingun. Gjithashtu ai ka vizituar punimet në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike…
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ishte pjesë tryezës së rrumbullakët “Roli i nivelit lokal në promovimin e Agjendës së Gjelbër” të organizuar nga AZHR Lindje. Agjenda e Gjelbër është marrëveshje evropiane që synon zbatimin e një strategjie të re zhvillimore duke bërë ndryshimet e nevojshme strukturore, me qëllim të neutralizimit të ndryshimeve klimatike dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Ja postimi i plotë i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik-Gjilan: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ishte pjesë tryezës së rrumbullakët “Roli i nivelit lokal në promovimin e Agjendës së Gjelbër” të organizuar nga AZHR Lindje. Pjesë e kësaj tryeze ishin përfaqësues nga Ministria e…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë si dhe bashkë me zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymerin kanë vizituar sot bibliotekën publike komunale “Ramadan Musliu” në Viti, për të parë nga afër donacionin që dhënë për këtë bibliotekë konkretisht për këndin e leximit që u bë me kokërr ulëse. Ky donacion është në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më i ndritur” në kuadër të programit “Up To Youth”, që financohet nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities. Sahadete Kastrati shefe e këtij programi, njoftoi se ky porojekt është 5 vjeçar,…
Mëngjeset i fillojnë në orën 06:00. Bedrije dhe Lulzim Shala kanë një mënyrë të veçantë se si e fillojnë ditën. Edhe pse kanë 20 vite martesë, traditën për të pirë kafen e kanë të njëjtë. Në mini-fermën e tij, 49-vjeçari kujdeset për lopët, punë që e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij. Dikur ka pasur një numër më të madh të lopëve, mirëpo sot për shkak të problemeve shëndetësore është detyruar ta reduktojë atë. Kujdesi për kafshët që mban e ka ndihmuar shumë për shëndetin e tij. Çifti nga fshati Ponesh i Gjilanit, shpreson që t’i ndihmojnë…
Bëhet e ditur se në një garë shumë të fortë ndërkombëtare me kitarë, ku moren pjesë kandidatë nga SHBA-ja, Kosova, Polonia, Rumania, Meksika, Bullgaria, Indonezia, Gjermania, Tajlanda, India dhe Kina, Ledion Halitaj mori Çmimin e Parë në Kategorinë I, shkruan albinfo.ch. Vlen të theksohet se me suksesin e arritur në Marku Guitar Competition, Ledioni e përmbylli dhjetëmujorin e këtij viti me 5 çmime të para në kategorinë e tij. Kujtojmë se Ledioni me performancat e tij ka fituar 18 çmime të ndara nga juritë profesionale dhe katër çmime të publikut në shtete të ndryshme. Muaj më parë ai mori…
UNDP: Mbi 90% e qytetarëve të shqetësuar me rritjen e çmimeve, 44% blejnë më pak produkte ushqimore
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar Analizën e Pulsit Publik: “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”. Nuno Queiros nga UNDP në Kosovë, tha se rritja e inflacionit dy vjetët e fundit ka thelluar varfërinë në Kosovës, sipas tij, më të prekurit nga inflacioni janë familjet e cenuara. Ai tha se nga të dhënat e gjetura në këtë raport tregohet se në vitin 2021 janë shpenzuar 200 euro në produkte, këto shpenzime për këto produkte deri në vitin 2023 janë rritur në mbi 50 për qind. “Në kuadër të programit për pulsin publik…

