Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Viti nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur viktimën në këtë rast një mashkull, njofton policia.
Ndërkaq, gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë tyre është gjetur një pistoletë me 26 copë fishekë, por me leje përkatëse, thuhet per rastin.
Sipas policisë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar./GJILANI INFO/