- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Inspektorët e tregut nga Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan, kanë vazhduar me ndëshkime ndaj biznesit i cili nuk ka përputhshmëri të çmimit raft-arkë. Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka theksuar se do të merren masa ndaj të gjithë atyre bizneseve të cilat dëmtojnë qytetarin e komunës së Gjilanit me masa ndëshkuese./GJILANI INFO/
Në Gjilan mbahet punëtoria ‘Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit’, qëllimi është që në bashkëpunimin me sektorin privat të avokojë për fuqizim të grave. Në Gjilan është mbajtur të hënën punëtoria ‘Property4Empoëerment, Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit’, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID-it Qeverisja e Pronës. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku. “Kjo punëtori ka për qëllim që në bashkëpunimin me sektorin privat të avokojë për fuqizim të grave dhe pjesëmarrje të tyre…
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Kamenicës, këtë vit ka përkrahur fermerët ne farë gruri dhe me pleh artificial. Gjithësej 48 fermerë kanë përfituar nga ky projekt, të cilëve u janë shpërndarë 10,500 kg me farë gruri dhe 12,500 kg pleh artificial. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se pë herë të parë po ndodh mbështetja e fermerëve me pleh artificial. “Përkrahja për fermerët në të ardhmen do të vazhdojë me mekanizëm bujqësor”, ka thënë Kryetari Rahimaj. Edhe Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, duke uruar fermerët përfitues, tha se u dëshiron të mbjella të…
Dy persona kanë ndërruar jetë në Novobërdë, si pasojë e një vet-aksidenti të shkaktuar me traktor. Siç njofton policia, dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.
Agresioni i Serbisë në Kosovë i datës 24 shtator ka tronditur rajonin dhe më gjerë. Shumë liderë botërorë, shtete dhe organizata e dënuan këtë akt, duke e quajtur të papranueshëm dhe cilësuar si terrorist. Si pasojë e sulmit të armatosur nga një grup terrorist serb, që udhëhiqej nga Millan Radoiçiq, u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti. Dënimi i Serbisë përmes masave sanksionuese u kërkua nga ana e politikës kosovare. E të njëjtën gjë pritet ta kërkojnë në formë zyrtare edhe Parlamenti Evropian. Kështu të paktën po raporton gazeta serbe N1, përcjell Klankosova. Sipas një…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat gjithashtu do të shënojnë rënie. Minimalet do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë Celsius, kurse maksimalet do të sillen nga 9 deri në 26 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s . Parashikimi për pesë ditë: E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16…
Kombëtarja e Kosovës në futboll e pati një cikël kualifikues për t’u harruar sa më shpejt që të jetë e mundur. Aktualisht, Kosova gjendet e katërta në grupin I me vetëm shtatë pikë dhe nuk do të kualifikohet në Euro 2024 përmes këtij cikli. Megjithatë, “Dardanët” mund ta kenë një rrugë tjetër për t’u kualifikuar në këtë Evropian, megjithatë asgjë nuk varet nga ta, raporton Gazeta Express. 20 ekipe kualifikohen në Evropian përmes ciklit kualifikues, ndërsa Gjermania shkon tutje si vend nikoqir. Ndërsa, tri vendet e mbetura për Evropian do të përcaktohen nga Liga e Kombeve e sezonit 2022/23.…
Raymond Clevie Carver Jr. (Clatskanie, 25 maj 1938 – Port Angeles, 2 gusht 1988), prozator, poet dhe eseist amerikan BABAI Nga Raymond Carver Bebin e kishin vënë në një shportë ndanë shtratit, e kishin veshur me një tek të bardhë dhe po flinte. Shporta ishte lyer rishtazi, ishte lidhur me kordele të veshura me të kaltër dhe poshtë i ishte shtruar një jorgan i kaltër. Tri motrat e vogla, nëna, e cila sapo kishte dalë nga shtrati dhe ende nuk ishte kthjellur dhe gjyshja, të gjithë pra ishin ngulur para bebes dhe po e shikonin si i zgudullonte sytë…
Etleva Petriti Vjeshtë ishte edhe atëherë kur s’e njihja dhimbjen Në atë vjeshtë do të doja të kthehesha sot Të t’përqafoja si flutur e të t’ndjej erë Të ulem në prehrin tënd e të ndjej përqafimin fort Do të doja të mbytem në oqeanin e syve të tu Të fundosem thellësive të tua pak e nga pak Të shoh sesi zgjatesh drej meje të më shpëtosh Ti dashuria ime që më ndez flakë Do të doja të isha gjethja në pemë Dhe ti era që vjen nga larg me furi Ta prekja kraharorin e botës t’i ulërija Jo ! Jo…
“Meteo Ballkan” njofton për rënien e borës në Kredarica të Sllovenisë dhe Platko të Kroacisë. “Këto bjeshkë kanë lartësi shumë të lartë mbidetare”, shkruan “Meteo Ballkan”, krahas fotografive të publikuara. Borë është paralajmëruar se do të bie edhe në viset malore në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 11-16 gradë. Sipas IHMK-së, mot i vranët dhe me shi do të mbajë të martën, ku temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë,…

