Author: admin

Një person derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Partesh. Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur në takim drejtuesit e Organizatës Studentore “Iniciativa Studentore Kadri Zeka” të udhëhequr nga Arlind Ajvazi si dhe natarët e Këshillit të Fakultetit Juridik të prirur nga kryetarja e Këshillit Studentor të këtij fakulteti Betina Rexhepi. Ata kanë uruar rektorin Dëramku për postin e ri dhe njëherësh janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim që ka të bëj me aktivitetet studentore dhe punën e UKZ-së në përgjithësi, duke qenë se sipas tyre, ata ndjehen krenar që studiojnë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Ndërsa, rektori…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, kanë ndarë certifikata lidhur me përfundimin e praktikës së praktikantëve në sektorë të ndryshëm. Këta paktikantë kanë qënë të angazhuar në kuadër të projektit “Praktika në punë”, e mbështetur nga UNDP. I pari i komunës ka thënë se mundësitë e tilla për të rinjtë e Kamenicës janë të duhura, pasi që sipas tij ata angazhohen në sektorë të ndryshëm ku edhe zgjerojnë njohuritë e tyre. Edhe praktikantët janë ndarë të kënaqur pasi që kanë pasur mundësi që njohuritë e tyre…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka takuar sot prorektorët  e zgjedhur të UKZ-së, Prof. Dr. Sadik Haxhiu, prorektor për mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka  prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli prorektore për hulumtime dhe kërkime shkencore dhe Prof. Ass. Dr. Voglushe Kurteshi prorektore për zhvillim akademik dhe cilësi, për t’ju uruar për marrjen e përgjegjësive të reja. Rektori i’u ka dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë të gjithëve, derisa ka…

Read More

Punimet në disa pjesë të qytetit të Vitisë, po vazhdojnë dhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar disa lokacione ku po realizohen ato projekte. Ai bëri me dije se me një dinamikë të punimeve është duke u realizuar projekti përgjatë lumit “Morava e Binçës”, përkatësisht nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit. Poashtu, Haliti nga afër pa punimet tek objekti i ri i gjykatës, objekti i ri i Zjarrfikësve, në hapësirën para shkollave të mesme, rregullimi i hapësirave gjelbëruese tek sheshi “Rashit Mustafa-…

Read More

Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan e ka vizituar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë. Ai me këtë rast ka uruar  Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, për zgjedhjen Rektor në UKZ, derisa ka theksuar se ndihet sikurse në shtëpinë e tij kur qëndron në këtë institucion. Nga ana e tij rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, e ka falënderuar Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë për vizitën dhe për angazhimet e tij të deritashme për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos në…

Read More

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon me inspektime në terren, në kuadër të mbrojtjes së ambientit. Inspektorët e Komunës, gjatë vikendit, kanë ndëshkuar një qytetar, i cili kishte ndezur mbeturina, duke shkaktuar ndotje të ambientit. Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se do të bëhen inspektime të vazhdueshme edhe jashtë orarit të rregullt të punës dhe gjatë vikendeve. “Apeloj qytetarët që të mos ndezin mbeturinat në asnjë formë, përndryshe do të përballen me ndëshkime në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur Hyseni. ​/GJILANI INFO/

Read More

Policia e Kosovës, bazuar në raportin e fundit prej 24 orësh, njofton se në tërë vendin të jenë shënuar 59 aksidente trafiku, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Sipas policisë gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 24 aksidentë trafiku me lëndime, 35 me dëme material si dhe janë shqiptuar 1354 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeve./Gjilani Info/

Read More

Raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia Kosovës, njofon se në tërë Kosovën të jenë arrestuar 7 persona. Bëhet e ditur poashtu se brenda orëve të përmendura janë paraburgosur 5 përsona si dhe 1 përson tjetër të jetë dërguar në vuajtje të dënimit./Gjilani Info/

Read More