- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
- Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
Author: admin
Sot në Viti është mbajtur një punëtori përcjellëse për draftimin e Agjendës së Kontratës Sociale, ku në këtë takim u bënë bashkë zyrtarë komunal dhe qytetarë të kësaj komune për të bashkëpunuar në implementimin e saj. Me këtë rast i pranishëm në këtë punëtori ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai i përshëndeti të pranishmit duke folur edhe për rëndësinë e zbatimit të këtij projekti që mbështetet nga USAID. “ Falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar të implementojmë këtë projekt në komunën e Vitisë, që për ne ka një rëndësi të veçantë. Gjithashtu ju bëjmë…
Në Viti u mbajt tryeza: “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”
Organizuar nga Zyra komunale për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, është mbajtur të mërkurën në Viti, tryeza me temë “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”. Organizimi i kësaj tryeze, kishte për qëllim diskutimin e të arriturave nga akterët relevant që janë përgjegjës në realizimin e politikave për avancimin e barazisë gjinore në nivel komunal, si dhe të bëjë identifikimin e sfidave dhe ndërmarrjen e masave për zhvillimin e politikave të reja. Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, në fjalën e tij tha…
Në kuadër të agjendës zyrtare të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, është mbajtur edhe diskutimi mbi të kaluarën mes të rinjve kamenicas si dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të rinjtë e pranishëm kanë mësuar më shumë rreth historisë së vendit, duke dëgjuar rrëfime të përjetuara nga vetë ata që kanë kontribuar më së shumti për lirinë. Agjenda e Epopesë së UÇK-së do të vazhdojë edhe nesër me aktivitete të shumta, të planifikuara për shënimin e mbylljes së këtij manifestimi tradicional. /GJILANI INFO/
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, 62 mësimdhënës nga komuna e Vitisë, e cila është komuna e vetme që realizon një program të tillë, kanë ndjekur programin e trajnimit për klasën përgatitore dhe arsimin fillorë në zbatimin e kurikulës së re, ndërsa sot janë certifikuar. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i ka përgëzuar mësimdhënësit për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm duke theksuar se këto certifikata të trajnimit për kurikulën e re, janë një mjet shumë i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur mësimdhënësit. “Këto certifikata…
Java e Gruas “ Ne për Ato” në Gjilan ka vazhduar me një tryezë diskutimi me gratë ndërmarrëse me temën “Pavarësia financiare sjell barazi” me gratë e suksesshme si dhe me gratë në fillimet e tyre. “Shkëmbim përvojash, rrjetizim, bashkëpunim si dhe përkushtim i institucioneve në përkrahje te fuqizimit të bizneseve”, ka thënë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku. Ajo bëri të ditur se kanë vazhduar me vizita te gratë ndërmarrëse si dhe strehimores “Liria” “Me gruan dhe për gruan, në të gjitha sfidat!”, është shprehur ajo. /GJILANI INFO/
OJQ “Islamic Relief”, përfaqësuar nga koordinatori për Gjilan, Dardan Veseli, ka shpërndarë 303 pako ushqimore për fëmijët jetimë, përfitues të skemës sociale, si dhe kategori të tjera në nevojë të komunës së Gjilanit. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Doruntina Hasani, ndër të tjerash shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të organizatës dhe aktivistëve të saj, për zbutjen e varfërisë dhe ndihmesën e vazhdueshme që ofron për qytetarët e Gjilanit. “Mbesim në dispozicionin e organizatës, me të gjitha kapacitetet tona, për bashkëpunimet e radhës”, u shpreh Hasani. Koordinatori i “Islamic Relief”, Dardan Veseli, tha që punët e…
Ndërmarrja Publike “Dardana” tashmë është bërë me bord, ku pjesë e këtij bordi janë ekspertë nga diaspora, të cilët do të menaxhojnë këtë ndërmarrje, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke uruar të zgjedhurit ka thënë se është tejet i lumtur që diaspora e ka gjetur vullnetin të bëhet pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm në themelimin dhe menaxhimin e ndërmarrjes publike. “CV-ja e tyre e pasur me përvojë të gjatë dhe pozitat e tyre kyçe në vendet europiane besojmë se do na ndihmojnë në konsolidimin e ndërmarrjes publike. Nga…
“Tashmë janë trajtuar dy ankesa, OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për të vazhduar dhe ndjekur këtë proces “, ka thënë Arber Musliu, asambleist i Kuvendit Komunal në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, të hënën (04.03.2024), komuna do të vazhdojë procedurën e tenderimit, me afat të fundit për ofertat të enjtën (14.03.2024). Tenderët duhet të dorezohen në adresen e specifikuar në pjesën A “Procedurat e Tenderimit para 14.03.2024 në 14:30 ora. Tutja ai tha se pas përfundimit të afatit shpallet fituesi dhe pas 5 ditësh, kanë të drejtë ankesa, nëse ka nis shqyrtimi sipas ligjit të prokurimit, duke…
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza kundër tre (personave, për këto vepra penale: Një aktakuzë kundër një (personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’, Një (aktakuzë kundër një (personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, Një aktakuzë kundër një (personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’./GJILANI INFO/
Statistikat e raportit të fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se për rrethin e përmendur kohor janë shënuar 57 aksidente trafiku, prej tyre 20 me lëndime, kurse 37 syresh me dëme materiale. Pastaj, njoftohet se po për të njëjtën kohë janë shqiptuar 1 mijë e 970 aksidente trafiku, se janë arrestuar 24 persona, se janë paraburgosr 19 persona si dhe 1 përson është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/

