- Në Rresht përpara Flamurit
- Policia ka shqiptuar 2,143 tiketa trafiku, regjistruar 71 aksidente trafiku dhe arrestuar 13 persona dje në Kosovë
- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
Author: admin
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.2 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt 2023. Inflacioni mujor ishte 0.1 për qind në muajin shkurt 2024. Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se shtrenjtimi vërehet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike 11,5%, pijet alkoolike 11,2%, pemët 10,1%, peshqit 9,4%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 8,3%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 7,7%, uji mineral, pijet joalkoolike,…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Ngriten tri aktakuza kundër 3 personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës për 24 orët e fundit në gjithë vendin ka arrestuar 9 persona, pastaj ka paraburosur 9 persona të tjerë si dhe 3 persona janë vënë nën masat e vuajtjeve të dënimeve, njoftohet përmes raportit të fundit prej 24 orësh të Policisë së vendit./GJILANI INFO/
Gjatë 24 orëve të fundit në tërë teritorin e Kosovës kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, prej tyre njëri ishte me fatalitet, 15 me lëndime si dhe 37 aksidentet tjera me dëme materiale. Ndërkaq, policia e trafikut ka shqiptue mbi 2 mijë tiketa gjobitëse, përkatësisht 2007 syresh për ngasësit e automjeteve rrugore të cilët kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat në trafik, bëhet e ditur nga raporti i fundit i Policisë së Kosovës prej 24 orësh./GJILANI INFO/
Nxënësja e klasës së pestë të ShFMU “Pavarësia”, Era Sinani, ka promovuar librin “Erë pranvere” në Ditën e Mësuesit. Mësuesja e saj, Afërdita Sermaxhaj, në një fjalim hyrës e quajti ditë të rëndësishme jo vetëm për Erën, por edhe për klasën e saj promovimin e librit të parë të saj. Në këtë manifestim në të cilën ishin drejtori, zëvendësdrejtori, sekretari e punonjës të arsimit, mësuesja Sermaxhaj tha se nxënësja Era qysh në ditët e para kur erdhi në klasë të parë shfaqi interesimin e saj për gjuhën, matematikën, por nuk u ndal me kaq, zhvilloi edhe pasionet e saj leximin,…
Vranesria të ndryshueshme paraqiten në vend ditën e premtë. Vende-vende të shoqëruara edhe me ndonjë rigë shiu. Pasdite vonë dhje në mbrëmje vransirat shpërndahen. Frynë erëra verilindore të lehta dhe mesatare 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, e maksimale shkojnë deri në 10C e 12C. Vranësira zhvillohen sërish ditën e shtunë, e mund priten edhe riga lokale shiu. Më diell ditën e diel, me temperatura që shënojnë rritje deri në 15C e 16C. Nga dita e hënë vransirat shtohen, e më vonë priten edhe të reshura shiu, ku lokalisht mund të vazhdojnë edhe ditën e martë. Temperaturat…
Ju njoftojmë se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka draftuar Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit! Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e fton komunitetin e biznesit të merrni pjesë në Dëgjimin Publik për ndryshimin – plotësimin e Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit! “Në jetën tuaj afariste për çdo ditë merren vendime afariste, si dhe zgjidheni rrugët nëpër të cilat duhet të ec biznesi juaj – bëhu pjesë aktive e këtij debati” Linku: https://kk.rks-gov.net/…/Propozim-per-plotesim-ndryshim… Të gjitha komentet dhe…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Ardita Dërmaku kanë pritur në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku. Ata kanë diskutuar rreth obligimeve ligjore të komunave për të garantuar realizimin e të drejtës së qytetarëve për mbrojtje të të dhënave personale dhe për qasjen në dokumente publike. Komisionerja Sogojeva diskutoi me Kryetarin Rahimaj edhe për Programin e Transparencës dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike, hartimin e Politikave të Privatësisë, si dhe për fuqizimin e rolit të zyrtarëve përgjegjës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente…
Fakulteti Juridik i UKZ-së dhe Prokuroria e Gjilanit shohin mundësitë̈ e bashkëpunimit për praktikën profesionale të studentëve
Dekanja e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi, profesori i Katedrës ndërkombëtare Prof. Ass. Dr. Selim Daku, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të UKZ-së si dhe Sekretarja e njësisë akademike znj. Blerta Dushica, gjatë ditës së sotme kanë realizuar një takim në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, në të cilën janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie z. Arben Kadriu. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik dhe Prokurorisë Themelore të Gjilanit, veçanërisht për bashkëpunimin e dy institucioneve në procesin e realizimit të praktikës profesionale të…
Reagon AAK: Tentojnë t’i përvetësojnë marrëveshjet e arritura më parë me qëllim të marrjes së meritave në sy të militantëve
‘Me datë 23 dhjetor të vitit 2020, në kuadër të masave të efiçiencës së energjisë elektrike, është nënshkruar marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, për financimin e projektit në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. Ndërsa, të njëjtën marrëveshje kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, e ka nënshkruar me datë 25 janar të vitit 2023, kjo me qëllim të përvetësimit të marrëveshjeve të arritura me qëllim marrjes së meritave në sy të militantëve”, ka përcjellë reagimin e AAK-së, Ardian Azemi, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. Sipas tij, dje, me rastin…

