Author: admin

Policia e Kosovës në Gjilan, ka njoftuar se të dielën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’. “Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e stadiumit të qytetit. Hyseni ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 15 milionë euro, teksa do të ketë mbi nëntë mijë ulëse. “Tashmë janë trajtuar dy ankesa dhe presim përgjigjen e OSHP për të vazhduar me shpalljen e fituesit dhe fillimin e punimeve. Pas shumë sfidave, stadiumi po jetësohet! Projekt final e zbatues, buxheti i siguruar, mbi 9000 ulëse, kategoria IV, stadium modern”, ka thënë Hyseni.

Read More

NGA: NDUE DEDAJ  Mirdita, miniera dhe (e)migrimi, trinomi letrar i këtij libri Mirditasit dinin të rrëfenin këndshëm nëpër sofra, aq më mirë sot në kohë moderne kur rrëfimet e tyre nisin e hidhen në letër. Por kur qëllon që talenti i fshehur i dikujt zë e shpërfaqet, atëherë tejkalohen rrëfimet e zakonshme dhe natyrshëm shkohet drejt letërsisë memuaristike e artistike. Pra, thënë në mënyrë të figurshme, kur ai që shkruan heq emrat e njerëzve konkretë dhe i zëvëndëson ata me personazhe letrare, duke ngritur një subjekt artistik mbi një episod jetësor. Kështu na duket se ka ndodhur dhe me autorin…

Read More

Vëllezërit Behadin, Sabajdin dhe Abidin Beluli, prej vitesh kanë ushtruar profesionin e ndërtimit në Austri dhe tani zotërojnë kompaninë e tyre “BrüderBau”, një kompani serioze dhe e suksesshme e ndërtimit në këtë vend Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në botë kanë depërtuar në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha. Këtij numri i shtohen edhe vëllezërit Beluli nga Opoja, në regjionin e Prizrenit, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri. Vëllezërit Behadin, Sabajdin dhe Abidin Beluli, prej vitesh kanë ushtruar profesionin e ndërtimit në Austri dhe tani zotërojnë kompaninë e tyre “BrüderBau”, një kompani serioze dhe e suksesshme…

Read More

Qeveria e Serbisë ka reduktuar me mbi 1 milion dinarë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës për vitin 2024. Ish-kryetari i këtij këshilli, Ragmi Mustafi tha për Euronews Albania se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar. Ai i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që ashtu siç është e shkruar në Kushtetutë, të kujdeset për shqiptarët jashtë trojeve duke krijuar një fond të posaçëm për shqiptarët e Luginës. “Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përkujdeset, në bazë të kushtetutës, dhe të përmbushë nevojat për t’u kujdesur për shqiptarët jashtë trojeve, në veçanti ata të…

Read More

Kryetari i Sindikatës së Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se 70% e kompanive pas liberalizimit të vizave kanë përmirësuar kushtet e punës, duke quajtur këtë si formë e imponimit. Ai ka thënë se ka lëvizje edhe tekë pagat, por që ato nuk janë në nivelin që meritojnë punëtoret. “Ka përmirësim kushtesh, paga të mira të punëtorëve jo aq sa e meritojnë por ka lëvizje, por më e rëndë është fakti se iu është imponuar, ka lëvizje edhe tek pagat. E kushtet nuk ka dilema aty, shembull në markete deri vonë ka qenë 250 euro…

Read More

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit. Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Read More

Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar sot projektin e stadiumit të qytetit. VIDEO; https://www.facebook.com/share/p/C1tN4S5Rt888cd6X/?mibextid=2JQ9oc Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 15 milionë euro. “Tashmë janë trajtuar dy ankesa dhe presim përgjigjen e OSHP për të vazhduar me shpalljen e fituesit dhe fillimin e punimeve. Pas shumë sfidave, stadiumi po jetësohet! Projekt final e zbatues, buxheti i siguruar, mbi 9000 ulëse, kategoria IV, stadium modern”, ka thënë kryetari Hyseni. VIDEO; https://www.facebook.com/share/p/C1tN4S5Rt888cd6X/?mibextid=2JQ9oc

Read More

Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është fituese e çmimit të parë për tregim,  të Konkursit Anonim Letrar të “Penës së Flakës”, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”. Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është autore e tregimit fitues, “Në autobus”. Ditë më parë janë publikuar dhe emrat e pesë krijuesve, fitues të këtij konkursi në shkallë kombëtare. Autorët e tri tregimeve më të mira janë: Natasha Xhelili, vendi i parë, Hevzi Mustafa ( Gjilan ), vendi i dytë dhe, Linditë Doda, (Burrel), vendi i tretë. Ndërsa autorë të poezive fituese, dolën të jenë: Naime Beqiraj (Pejë) , vendi…

Read More

Një burrë u lëndua si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë të Kamenicës. Ai u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë, njofton policia. “Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve”, thuhet në në njoftim. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Read More