Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot në Gjilan, ka marrë pjesë në takimin e Bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal (AZHR) Lindje.
Gjatë këtij takimi u bë prezantimi i punës së AZHR-së për vitin 2023 nga drejtori ekzekutiv, Agim Zeka si dhe prezantimi i ligjit për zhvillim rajonal të balansuar nga përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal./GJILANI INFO/