- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
- Mërgata nuk kërkon privilegje, por respekt – Atdheu mbetet destinacioni i zemrës
- Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me Zëvendësministrin e Ministrisë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë Hysen Durmishi, kanë nënshkruar marrëveshjen e re në vlerë prej 13.1 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet që të bëhet ndërtimi i rrugëve përgjatë brezit kufitar, më saktësisht segmenti Svircë (KAPI)-Shahiç-Zhujë-Lisockë dhe segmenti Dragoc-Sedllar-Kranidell. Asfaltimi i rrugëve Shipashnicë-Tërstenë dhe Desivojcë-Poliçkë, po ashtu do të jenë në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të bëhet edhe zgjidhja e kahmotshme e problemit në fshatrat Hodonoc e Hajnoc, duke u bërë ndërtimi i urave në të dy lokalitetet. “Këto projekte kanë rol…
Sadbere Gagica Spahija E mos qaj sonte syri im Kalimtare qenkan këto stinë Si ushtimë mbi malesh me martinë Nëpër shekuj unë ende pa atdhe Kalimtare rasti nëpër këto rrugë Si nëpër erëra të trazuara vrapim i rëndë Këmbët m’i dogji ky asfalt i zi nëpër Evropë E zemërgrisur marr veten timë si mbi qiell Kthehem si e plagosur të vendi i harrimit E di se një ditë ti do vish ngushllim do gjej Në portën tënde të shpirtit të puth si një natë Lotin ndale sonte vargu im nëpër këtë këngë!
Sot kishim kënaqësinë të pranojmë për vizitë pune një delegacion të KFOR-it turk me në krye z. komandantin e LMT Kapitenin Ihsan Ergün të cilin menaxhmenti i spitalit e njoftoi me punët, planet dhe sfidat me të cilat përballen personeli në Spitalin e Pergjithshëm në Gjilan. U diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me spitalet e Republikës së Turqisë në aspektin e shkëmbimit të përvojave gje për të cilen pjesetarët e KFOR-it turk janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në lehtësimin e procedurave. Raportet me pjesetaret e KFOR-it në përgjithësi dhe me ata të ushtrisë turke në veçanti gjithmone i…
Kishim kënaqësinë të pranojmë donacionin nga OBV BASHKËVEPRIMI disa karroca për shërbim të pacientëve. Donacioni prej disa karrocave për pacientën në nevojë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan është i mirëseardhur. Faleminderit për punën dhe angazhimin e bërë për të ju dalë në ndihmë pacientëve, ne tani më po e vazhdojm bashkëpunimin me të gjithë donatorët, thuhet nga autoritet e këtij institucioni./GJILANI INFO/
Shoqata e Pedagogëve në Komunën e Kamenicës ka organizuar garat komunale në basketboll për vajza, në të cilat kanë marrë pjesë shkollat e komunës sonë. Nxënëse të talentuara e me prirje në këtë sport, kanë garuar me njëra-tjetrën për titullin komunal, duke vazhduar me synimin e triumfimit edhe në nivel regjional e republikan. Rezultatet nga ndeshjet e realizuara sot, janë si vijojnë: Vendi i Parë: SHFMU “Skënderbeu” Vendi i Dytë: SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva ” Vendi i Tretë: SHFMU “Dëshmorët e Kombit ” Kurse sa i përket basketbollistes më të talentuar, është zgjedhur nxënësja Riola Jerliu. Në mesin e shkollave të…
Është mbajtur sot mbledhja e këshillit Organizativ për shënimin e 17 shkurtit –Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka theksuar se kjo është një ditë e veçantë për qytetarët e Kosovës dhe komunës së Vitisë, andaj me respektin më të madh për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë do të shenojmë edhe në Viti 16 vjetorin e themelimit të shtetit të Kosovës. Në anën tjetër edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, theksoi se kjo datë është historike për ne prandaj ne si kuvend kemi përgatitur gjithçka për mbajtjen e seancës…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Ramjan dhe Fshat i Ri. Kryetari Haliti në takim me banorët e këtyre dy fshatrave, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm , me që ka qenë kërkesë e banorëve të Ramjani dhe Fshatit të Ri, që ky projekt të jetësohet dhe të eliminohet problemi një herë e përgjithmonë i ujit të pijes. Ai po ashtu ka bërë të ditur se shtrirja e rrjetit të ujësjellësit nga burimi kryesor…
Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit “Up to Youth” , u bisedua për bashkëpunimin dhe suksesin e deritanishme Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga projekti ” Up to Youth”, në krye me Antigona Dajakaj-Fejza. Gjatë këtij takimi është folur lidhur me bashkëpunimin e deritanishme të komunës së Vitisë, me këtë projekt. Znj. Dajakaj- Fejza, bëri me dije se ata janë në prag të përfundimit të projektit në fjalë, duke potencuar se gjatë kësaj kohë kanë pasur një bashkëpunim të mirë në interes të komunës së Vitisë e…
Nga raporti Policisë së Kosovës prej 24 orësh, bëhet me dije një rast që bie ndesh me ligjin, kurse fjala është për “Dhunë në familje dhe kanosje”. Policia në Gjilan njofton se është arrestuar i dyshuari per rastin në fjalë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij. “I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në njoftim. Rasti është duke…
Nga statistikat policore bëhet e ditur se brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 68 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. Në raportin e saj thuhet se për 42 aksidente trafiku, 12 me lëndime dhe 30 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com. Ndërkaq, njoftohet se brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 13 persona./GJILANI INFO/

