- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC), në bashkëpunim me OST – Eastern Switzerland University of Applied Sciences, ka realizuar një donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti. Në kuadër të këtij donacioni, QKMF-së në Viti i janë dhuruar dy shtretër medicinalë, të cilët tashmë janë vendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Pozharan, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Nga QKMF-ja në Viti kanë shprehur mirënjohje për donatorët, duke vlerësuar kontributin e tyre në mbështetje të institucioneve shëndetësore dhe të komunitetit. “Falënderojmë Aksionin për Nëna dhe Fëmijë dhe OST – Eastern…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Arsimit Selami Klaiqi, kanë pritur në takim donatorë nga Austria, me të cilët kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme që ata kanë dhënë për institucionet e Komunës së Kamenicës. Gjatë takimit u diskutua për donacionet e realizuara deri tani në fushën e arsimit të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe institucionet arsimore. Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për shkollat e Kamenicës si dhe për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Kryetari Kadri Rahimaj falënderoi donatorët për…
“Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve, sepse tenton të njollosë njërën nga epokat më të ndritura të kombit tonë, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit Por, siç ka thënë Hyseni, asnjë dënim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën: ata hynë në luftë si çlirimtarë për të na sjellë lirinë dhe në histori do të mbeten të tillë përjetësisht. “Drejtësia mund të cenohet përkohësisht, por vlera e UÇK-së është e gdhendur në themelet e shtetit tonë. Me mendje e zemër jemi pranë tyre dhe familjeve…
Njësitet policore, gjatë patrullimit në fshatin Hodonoc të Kamenicës, kanë ndaluar një automjet me targa vendore për kontroll. Gjatë kontrollit trupor të një personi të dyshuar, shtetas kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar tre fishekë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar për procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Sipas të dhënave të raportuara, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:20, kurse vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/
Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka mirëpritur sot Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, znj. Tamar Ziv. Gjatë vizitës, Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, i uroi mirëseardhje Ambasadores Ziv dhe e falënderoi për vizitën, si dhe për interesimin e treguar ndaj institucionit dhe pacientëve. Në fokus të takimit ishte mundësia e krijimit të një salle lojërash të dedikuar për fëmijët e shtruar në spital, me qëllim ofrimin e një ambienti më të ngrohtë, miqësor dhe të përshtatshëm për ta gjatë periudhës së trajtimit. Sipas Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kjo iniciativë synon…
Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bekim Azizi e ku morri pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Në fillim të mbledhjes, kryesuesi Bekim Azizi ka propozuar që në rendin e ditës të përfshiheshin edhe dy pika shtesë. Ato kanë qenë propozim vendimi për miratimin e raportit të Komisionit për dëmet e shkaktuara në Komunën e Vitisë nga fatkeqësia natyrore, si dhe raporti i Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2025/2026 dhe fillimin e vitit të ri shkollor…
Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
“Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit vazhdojnë punimet në infrastrukturë, të cilat janë në fazën e finalizimit”, thonë drejtuesit e këtij institucioni. Sipas drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, aktualisht, janë duke u realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti më funksional për pacientët, stafin shëndetësor dhe të gjithë qytetarët që marrin shërbime në spital. Sipas tij, këto projekte do të mundësojnë zgjerimin dhe përmirësimin e hapësirave të shërbimeve, shtimin e kapaciteteve për parkim, lehtësimin e qarkullimit të pacientëve dhe automjeteve, si dhe funksionalizimin më efikas të…
Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK), ka organizuar takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit, me qëllim të diskutimit të sfidave, nevojave dhe mundësive për zhvillimin e sektorit privat. Në takim mori pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit. “Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të jetë partner i bizneseve dhe të punojë së bashku me ta për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim ekonomik, investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës.” – tha…
Pensionohen zëvëndësdrejtori Fatmir Selimi në SHFMU “Selami Hallaqi” dhe profesori Jakup Neziri në Shkollën Ekonimike”Marin Barleti” në Gjilan
Sot, në një atmosferë të veçantë respekti, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, z. Jeton Rexhepi, zhvilloi një takim nderimi me rastin e pensionimit të dy figurave të respektuara të arsimit në Gjilan. Me mirënjohje për kontributin e çmuar, përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar ndër vite, u nderuan z. Fatmir Selimi, zëvendësdrejtor i SHFMU “Selami Hallaqi”, dhe z. Jakup Neziri, profesor në Shkollën Ekonomike “Marin Barleti”. Drejtori Rexhepi vlerësoi lart punën e palodhshme, përgjegjësinë dhe kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave, duke theksuar se përkushtimi i tyre mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së arsimit…

