Një lajm i rëndë ka tronditur familjen, miqtë dhe të afërmit e Adrian Abazit, i cili ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, në moshën 24-vjeçare.
Sipas njoftimit të familjes, i riu ka vdekur më 6 nëntor 2026, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 11 nëntor, në varrezat e fshatit Jabllanicë e Leshanit, ku familjarë, miq dhe të afërm do të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit./Gjilani INFO/


