Një person është arrestuar më 11 nëntor 2026 në Kamenicë, pasi ishte në kërkim policor nën dyshimin për veprën penale të mashtrimit.
Sipas njoftimit, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në tetor të vitit 2023 kishte mashtruar tre persona, duke u premtuar se do t’ua siguronte terminet për viza pune në Gjermani.
Për këtë shërbim, ai dyshohet se secilit prej tyre ia kishte marrë nga 1,200 euro.
Pas arrestimit dhe intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


