Author: admin

Një grua në Gjilan ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “DHUNË NË FAMILJE – Gjilan .30.03.2024-12:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Read More

Dy raste vjedhjesh të rënda, kanë ndodhur në Zhegër të Gjilanit, raste këto për të cilat ka njoftuar Policia. Në njërin prej rasteve janë vjedhur para dhe stoli ari, kurse në rastin tjetër, një pistoletë me leje dhe 50 fishekë e para, stoli ari si dhe DVR-in e kamerave. Por, për asnjërën prej rasteve nuk raportohet për të arrestuar, dhe të njejtat raste janë duke u hetuar. Sipas personave që kanë raportuar në Polici per rastet, thuhet se vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës kur nuk ishte askush në shtëpitë ku janë bërë vjedhjet./GJILANI INFO/ ·

Read More

Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, pasi sonte pas mesnate do të ndryshohet ora për 60 minuta. Ndërkohë do të ndryshojne edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve. Në faqen zyrtare, BIK ka publikuar kohët e namazit për ditën e nesërme. “Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Read More

Mbi 100 mësimdhënës kanë filluar sot trajnimin për zbatim të kurrikulës nga të gjitha nivelet. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, vizituan mësimdhënësit që për 7 ditë do të jenë pjesë e trajnimit nê Shkollën “Thimi Mitko” të qytetit. “Gjatë këtij viti pritet që rreth 500 mësimdhënës të marrin trajnime të ndryshme”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se kjo është një hap në rrugën e gjatë të ngritjes së cilësisë në arsim nga komuna./GJILANI INFO/

Read More

Një burrë nga Komuna e Gjilanit ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza e tij e mitur. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ai ka njoftuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj. “Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Read More

320 raste të reja me kancer janë shënuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ai thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të dominojë te gratë, te burrat është ai i mushkërive. Kurtishi ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me kancer është trend në rritje, derisa potencoi se pritet që në fillim të muajit maj të përfundojnë renovimet e kësaj klinike. “Viti 2024…

Read More

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhemi Mziu ka diplomuar me sukses në Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës, në Fort Moore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Edukimi për Kapiten të Karrierës, përgatit oficerë për lidership, komandant të ardhshëm të kompanive të përgatitur dhe trajnuar për detyrat në udhëheqje, trajnim të trupave e planifikim efikas për të qenë në gjendje për të udhëhequr kompaninë drejt realizimit të detyrave për të siguruar paqen kudo në botë. Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po ngrit kapacitetet njerëzore me standardet më të larta të shkollimit dhe…

Read More

Nënkoloneli dhe drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor, Jeton Rexhepi, ka folur për ligjin e ri për Rregullat në Trafik, ku bëri të ditur se vlera e disa gjobave ka pësuar rritje drastike. Njëra prej tyre është ajo e përdorimit të telefonit, ku tha se për këtë kundërvajtje në trafik, gjoba mund të shkojë deri në 500 euro dhe ndalim i drejtimit të veturës deri në gjashtë muaj. “Tek telefoni është edhe një përshkallëzim edhe më i madh sesa kundërvajtjet tjera, që nënkupton se nëse shoferi haset duke e përdorur telefonin në trafik, herën e parë do gjobitet me…

Read More