- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti , ka filluar sot me vizitat sistematike të nxënësve të shkollave të komunës së Vitisë. Fillimin e këtyre vizitave mjekësore tek nxënësit vitias i ka përshëndetur kryetari i Komunës Sokol Haliti, i cili përgëzoi menaxhmentin dhe punëtorët e QKMF-së për këtë aktivitet. Ai tha se si komunë ata janë të përkushtuar në vazhdimësi për parandalimin e sëmundjeve tek qytetarët e në veçanti të nxënësve pasi që ky aktivitet ka një mision të tillë. Aktiviteti në fjalë është edhe në kuadër të bashkëpunimit të institucioneve komunale të Vitisë, përfshirë këtu drejtorinë komunale të…
Kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka kujtuar sot me pietet të lartë dhe respekt të thellë Betejen e Zhegovcit, ngjarje kjo e cila ka ndodhur para 25 vjetësh. Gjatë kësaj beteje, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë si dhe po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë. Në fjalët përkushtuese për betejen e Zhegovcit, kryetari Gagica ka thënë: Beteja e Zhegocit shënon kthesen e madhe në historinë e Kosovës. Vajzat e djemtë e uniformuar të UÇK-së, kishin vënë në dispozicion…
Ndërkaq janë shqiptuar 1 mijë e 351 tiketa gjobitëse në trafikun rrugor si dhe janë arrestuar 17 persona, 14 të tjerë janë paraburgosur dhe 1 person është vënë në pozitën e vuajtjes së dënimit. Në tërë teritorin e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Kështu njoftuan autoritetet zyrtare nga Policia e Kosovës prej të cilës edhe mësohet se prej aksidenteve të përmendura 25 prej tyre të kenë qenë me lëndime, kurse 18 me dëme materiale. Nga ana tjetër, njoftohet se po për…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësit vitias, Ramize Murati dhe Bajrush Demiri, të cilët sapo kanë dale në pension. Me këtë rast ai i falënderoj ata për kontributin e dhënë në arsim ndër vite, duke e çmuar lartë punën e tyre në arsimimin e gjeneratave të shumta. Ai i falënderoj ata për punën e tyre. Kryetari Haliti, tha se si institucion komunal kemi vendosur që të zhvillojmë traditën e respektimit të atyre që në veçanti kanë kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë. Gjithashtu ai ju ka ndarë atyre nga një…
Ka 26 vite që Boksieri shqiptar Altin Zogaj jeton në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Thuhet se fillimi i karrierës së tij në boks është i veçantë, pasi në të kaluarën Zogaj ishte pjesë e sportit më të popullarizuar në botë, futbollit, ku nuk pati karrierë të gjatë. Ai e la futbollin për shkak të obligimeve personale, por më pas falë vëllait të tij Milotit, i cili po ashtu është boksier, jeta e një futbollist mori rrugëtim tjetër. Boksieri shqiptar me prejardhje nga Drenica është shpallur kampion i Gjermaisë në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në qershor të vitit të kaluar…
Të shtunën dhjetëra automjete ushtarake nga Gjermania janë futur në Kosovë përmes linjës hekurudhore në Hanin e Elezit. Pamjet janë publikuar në disa medie. Këto lëvizje, sipas KFOR-it, nuk kanë të bëjnë me situatën në veri. Misioni i NATO-s në Kosovë thekson se këto janë lëvizje normale logjistike. Kujtojmë se në tetorin e vitit të kaluar Gjermania miratoi dërgimin e 150 ushtarëve në Kosovë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane pati thënë se kontigjenti i ushtarëve do të vinte në prill të 2024-s. KFOR-i në Kosovë ka mbi 4 500 trupa.
Në përkujtim të 25 vjetorit të Masakrës së Llashticës, janë bërë homazhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, kryeministri Albin Kurti, zv kryeministrja Donika Gërvalla e zyrtarë të tjerë nga institucionet qendrore e lokale e qytetarë. Kjo ishte masakra më e madhe në Anamoravë. Kryetari Alban Hyseni tha se në 25 vjetorin e vrasjes, përkujtuan sot 26 martirë në fshatin Llashticë, nga Lirimi 3 javësh e deri te të moshuarit, nga të vrarët deri te të djegurit! “Këto janë vetëm viktimat civile të një fshati të vendit tonë. Dhjetëra mijëra të tjerë gjithandej Kosovës”, Hyseni. Kryetari i Gjilanit,…
Në agun e 15 prillit 1999, forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë. Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb rrethuan fshatin nga të gjitha drejtimet. Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë. Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Një grua është raportuar e zhdukur në Gjilan. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është në procedurë hetimore.
Kryetari i Degë së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lufti Haziri, në 25-vjetorin e masakrës e tmerrshme që përjetoi fshati Llashticë në vitin 1999, ka thënë se janë gjithmonë të freskëta plagët e tmerrit që kaluan banorët e Karadakut dhe gjithë regjionit. Haziri ka thënë se përmes Llashticës kujtojnë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri. “Ky është 25-vjetori i prillit të madh, i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra…

