Sipas sajë, së shpejti do të implementohet projekti për rregullimin e ujësjellësit të fshatit, nga i cili do të përfitoj edhe ambulanta.
“Falë bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief, përmes koordinatorit në Gjilan, Dardan Veseli, u mundësua të na dhurohet donacion rezervuari 1000 l për Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pogragjë – qendër kjo e cila në vazhdimësi është ballafaquar me pengesa të furnizimit të rregullt me ujë”, ka njoftuar përmes profilit të sajë në FCB, Doruntina Hasani, Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në Gjilan.
Ajo ka thënë se përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, së shpejti do të implementohet projekti për rregullimin e ujësjellësit të fshatit, nga i cili do të përfitoj edhe ambulanta. E deri atëherë, përmes donatorit, është bërë zgjidhje e qëndrueshme për pacientët dhe stafin mjekësor, /GJILANI INFO/