Author: admin

Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024. Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind. Për sa i përket…

Read More

Rritja e mundshme e tarifave të energjisë elektrike po shihet me shqetësim nga qytetarët. Ata thonë se edhe ashtu, ngritja e çmimeve të shumë produkteve tjera, ua ka rënduar edhe barrën financiare. Çdo ngritje e çmimit të energjisë elektrike, do t’ua rëndonte edhe më shumë barrën financiare. Andaj edhe qytetarët me shqetësim po e presin shqyrtimin e tarifave, për çka thonë se duhet të merret parasysh gjendja ekonomike e tyre. Një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë veprime në mënyrë që tarifat të mos shtrenjtohen.Kundër ngritjes së çmimit janë shprehur edhe njohësit e fushës, të…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 22.03.2024-28.03.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor’’ , kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar njëmijë e treqind e pesëdhjetë e shtatë gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se në kuadër të këtij plani janë ndërmarr shumë aktivitete nga ana e policisë në qytetin e Gjlanit/ Njoftimi i plotë:…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2196 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 42 me dëme materiale. Poashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për…

Read More

Është mbajtur sesion informues ku VentureUP ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e dytë të Young innovators Program (YIP) 2024, pjesë e së cilës është edhe Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan. Mentor Rexhepi drejtor i VentureUP, para studentëve të UKZ-së ka thënë se YIP është pjesë e Festivalit të Aftësive Dixhitale (DSF), i mbështetur nga GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC), dhe është një ndërmarrje e përbashkët e tetë universiteteve dhe kolegjeve publike dhe private në Kosovë që synon promovimin e ndërmarrësisë, inovacionin dhe kërkimin midis studentëve dhe profesorëve, si dhe forcojnë lidhjet me sektorin privat dhe…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mbledhjen e mbajtur nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka diskutuar sot për raportin vjetor të kryetarit për vitin 2023, pasi e ka prezantuar kreu i Komunës, Alban Hyseni. Duke folur për secilën drejtori veç e veç, kryetari Hyseni ka prezantuar para kuvendarëve sukseset në realizimin e punëve e projekteve të rëndësishme për qytetarët gjatë vitit 2023, derisa u ështtë përgjigjur edhe pyetjeve dhe kritikave të opozitës. “Një pjesë e gjetjeve te granti i performancës, që u theksua, nuk janë të vërteta. Tek vlerësimet për transparencën, unë mendoj se nuk jemi keq sepse edhe…

Read More

Qendra Kosovare për Studime Gjinore mbajti punëtorinë “Raportimi i ndjeshëm gjinor” në komunën e Kamenicës. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte trajtimi i parimeve themelore të raportimit të ndjeshëm gjinor, pëfaqësimin e grave dhe burrave në lloje të ndryshme të mediave, stereotipet gjinore dhe masat parandaluese dhe mbrojtëse të dhunës në familje. Përgjatë punëtorisë përfaqësues të mediave lokale dhe zyrtarë nga komuna e Kamenicës patën mundësinë të diskutojnë më tepër lidhur me punën e tyre nga aspekti gjinor. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Parandalimi i dhunës me bazë gjinore përmes edukimit dhe ngritjes së vetëdijes” i zbatuar nga Qendra…

Read More

“Gjatë takimit me drejtorin e Qendrës për Aftësimit Profesional Gjilan, u bisedua rreth ndikimit të kësaj qendre në Zhvillimin Ekonomik Lokal, ku komuniteti i biznesit do të ketë mundësin e aftësimit të punëtorëve të tyre në profile të ndryshme, kështu rritet efikasiteti në punë por edhe do të kujdeset edhe shërbimet për orientim në karrierë për të rinjtë e komunës së Gjilanit.”, ka bërë me dije, Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE. Qendra të Aftësimit Profesional Gjilan ofron: Trajnimi institucional në Qendrat e Aftësimit Profesional dhe Trajnimi i kombinuar (QAP dhe Kompani/sektori privat). Kohëzgjatja e trajnimit…

Read More

Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoi anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të Kuvendit Komunal të Vitisë. Megjithatë para se të shqyrtohen pikat e paraparë të rendit të ditës, anëtarët e Kuvendit kanë parashtruar pyetje lidhur me punën e ekzekutivit komunal. Gjithashtu u propozuan edhe dy pika të reja për shqyrtim në këtë seancë, të cilat edhe me shumicë votash u miratuan që të inkorporohen në këtë mbledhje. Krahas pikave…

Read More