- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
- Mërgata nuk kërkon privilegje, por respekt – Atdheu mbetet destinacioni i zemrës
- Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin
Author: admin
Një person është zhdukur në Gjilan, ka njoftuar policia. Sipas njoftimit i njëjti ka dalë nga shtëpia me datë 25 mars, dhe deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. “Më 01.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, njofton policia.
Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e të shtënave në një shkollë në Finlandë. Ministria e Punëve të Jashtme, ka njoftuar se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Në njoftim bëhet e ditur se MPJD-ja, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur. “Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme…
Pensionohet Fatmir Halili, mjeshtër i dritave në Teatrin e Qyteti të Gjilanit, e drejtuesit e këtij teatri kanë një dedikim për të, duke ua uruar pensionimin. “Me emocion dhe falënderim të thellë për kontributin e tij ndër vite, urojmë z. Fatmir Halili për pensionimin e tij si mjeshtër i dritave në Teatrin e Gjilanit. Faleminderit për ndriçimin e skenave dhe për gjitha historitë e tyre që na solle me dritën tënde”, thuhet në dedikimin e publikuar në faqen e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. “Pensionimi është fillimi i një kapitulli të ri për ty, Fatmir! Shëndet!”, thuhet tutje./GJILANI INFO/
Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka takuar kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim informues me Fadil Sinanaj, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës dega në Gjilan dhe ekipin e tij. Takimi u mbajt për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me fushën e drejtësisë dhe arsimimit juridik. Pjesëmarrësit në takim diskutuan për sfidat aktuale dhe për nevojën për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë mes universitetit dhe komunitetit juridik për të kontribuar në zhvillimin e drejtësisë në Kosovë. Takimi u vlerësua si një hap pozitiv…
Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Lladova e Gjilanit gjithmonë ishte e rreshtuar krah veprimtarëve e atdhetarëve shqiptar, që me dekada ishin në shërbim të atdheut. “Sot, në 25-vjetorin e rënies, bëmë homazhe e morëm pjesë në Akademinë Përkujtimore në kujtim e nderim të të rënëve të Lladovës për lirinë e Kosovës. Lavdi heronjve e dëshmorëve të kombit! Mirënjohës përjetë gjithë atyre që dhanë kontribut në secilën rrethanë historike”, ka thënë gagica i AAK-së./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, ku nga afër përcolli punimet parapërgatitore në asfaltimin e pjesës së mbetur të rrugës “Rrustë Sadiku”. Pjesa tjetër e kësaj rruge është përfunduar më parë. “Përndryshe, asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët të cila kanë falënderuar kryetarin Haliti për këtë projekt infrastrukturor”, thuhet në njoftimin e komunës. /GJILANI INFO/
“Investimet në infrastrukturën rrrugore të Komunës së Gjilanit, po përmirësohen dita ditës. Për ndërtimin, asfaltimin, zgjerimin e mirëmbajtjen e rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve, ndriqimit publik dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbruese dhe terreneve sportive në vitin paraprak ishin mbi 9 milionë euro”, thotë Mentor Mihovci, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Gjilan. Ai tha se janë duke bërë investime milionëshe në infrastrukturën rrugore dhe se këto investime po bëhen prej fshatrave e drejt qendrës së qytetit, duke kthyer perspektivën edhe në pjesët rurale etj. “9 milionë e 21 mijë e 495.29 euro është vlera investimeve. Kjo po bëhet me…
Mbi 30 pjesëmarrës po vazhdojnë trajnimin sipas standardeve PEARSON për asistentë të fëmijëve, me nevoja të veçanta. Kryetari i komunês Alban Hyseni, tha se Gjilani po shërben si qendër regjionale e këtij trajnimi për pjesëmarrësit nga Komuna e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Artanës. “Gjithpërfshirja dhe angazhimi me grupet e ndjeshme të shoqërisë sonë, veçanërisht në fushën e edukimit, është obligim institucional dhe garanc për të ardhmen”, tha kryetari i Gjilanit. Trajnimi është mbajt në Shkollën ” Thimi Mitko” nê Gjilan./GJILANI INFO/
Izbica është një nga fshatrat më të njohur në Kosovë, për tragjedinë që ndodhi në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë 147 persona, kryesisht të moshuar. Por fshati në të cilin dikur kishte jetë, tashmë ka më shumë varre, sesa që kanë mbetur banorë. 25 vjet pas luftës, nga Izbica janë larguar thuajse të gjithë. Dyerve të ambulancës në fshatin Izbicë të Skenderajt, ka vite që u është vendosur dryni. Banorët e paktë që i mbetën besnik të jetuarit në këtë fshat, për të marrë trajtim mjekësor apo furnizuar me ushqime, u duhet të bëjnë disa…
70 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 25 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 45 me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 631 gjoba trafiku.

