Author: admin

Katër persona janë arrestuar ditën e premte në Gjilan. Policia njofton se të dyshuarve ua ka gjetur edhe disa armë, transmeton Telegrafi “Rr.Ernest Koliqi , Gjilan 09.04.2024 – 21:45. Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin e datës 09.04.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar 4 persona te dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë bastisjes, të të dyshuarve janë gjetur: tri pistoleta të llojeve te ndryshme; një pushkë e gjatë 10-she si dhe 390 fishekë kalibrash të ndryshëm”, ka njoftuar policia. Në konsultim me prokurorin, të dyshuari janë dërguar në mbajtje.

Read More

Nesër në kuadër të të javës së 28-të takohen FC DRITA dhe FC Liria në Stadiumin Sintetik, e shtuner ora 15:00. Nga ekipi ynë u shprehën optimist, ndërsa në konferencën për media thanë se do të jetë ndeshje e vështirë “Nesër kemi një ndeshje përballë FC Lirijës, e cila e dijmë që gjithmonë ka krijuar vështirësi ndaj ekipit të Dritës, mirëpo unë kam besim që ekipi ka marrë mësim nga e kaluara dhebe kam parë një seriozitet të lartë, duke e marrë si finale të rradhës”, tha fillimisht Ramadani. Ndërsa, futbollisti Juan Camilo Mesa poashtu theksoi se ndeshja e nesërme…

Read More

Edon Zhegrova është objektivi i madh i Juventusit për krahun e majtë të sulmit dhe për këtë ka vendosur disa lojtarë në shitje. Ylli i Kosovës po luan një sezon të jashtëzakonshëm me Lille, ku në 20 paraqitje gjithsej është i përfshirë në (11) gola dhe asistime. Anësori vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe mund të luajë si majtas ashtu edhe djathtas dhe përshtatet mirë në formacionin 4-3-3. Sipas TMW, “Zonja e Vjetër”, do të nxjerrë në shitje Samuel Iling Jr. dhe Filip Kostic për të mbushur arkat. I pari vlerësohet mbi 20 milionë euro dhe pëlqehet nga shumë…

Read More

Pas fitores bindëse 2:0 ndaj West Ham në Europa League, sytë e të gjithëve në Bayer Leverkusen janë tashmë tek sfida e radhës në Bundesliga, ku ata mund të mbyllin garën për titullin shumë herët. Fitimi i këtij titulli do të ishte i pari në historinë e klubit, një moment që do të shënonte një ngjarje të jashtëzakonshme për të gjithë të përfshirët. Menjëherë pas ndeshjes, entuziazmi në stadium ishte i palpueshëm. Jonas Hofmann, i cili shënoi një nga golat, shprehu emocionet e tij të forta, duke theksuar pritshmërinë për një festë madhështore që do të mbahet të dielën…

Read More

Nga: Gabriel Garcia Marquez Përktheu: Bajram Karabolli Sa më shumë pushtet të kesh, aq më e vështirë është të kuptosh se kush po të gënjen dhe kush jo. Kur dikush arrin pushtetin absolut, ai nuk ka më kontakt me realitetin, dhe ky është lloji më i keq i vetmisë që ekziston. Një person shumë i fuqishëm, një diktator, është i rrethuar nga interesa dhe njerëz, qëllimi përfundimtar i të cilëve është ta izolojnë atë nga realiteti; gjithçka bashkohet për ta izoluar. Jam i sigurt se është e pamundur të ushtrosh pushtet nga pjesa më e lartë e piramidës, sepse…

Read More

Mes datave 2 dhe 4 prill të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan të Gjakovës, ku më pas janë vrarë 86 civilë shqiptarë. Pak ditë pasi është shënuar 25-vjetori i vrasjes së 86 civilëve shqiptarë, Naser Ahmeti, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vjen me një rrëfim për Telegrafin. Ai bën të ditur se si ishin ndaluar civilët, gjersa tregon edhe një rrëfim të babait të tij. “Më 2 prill deri më 4 prill i ndajnë burrat nga gratë… 11 prej viktimave…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe disa raste të Kollës së mirë (Pertussis). Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar 14 raste të konfirmuara me laborator të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake, transmeton Telegrafi. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Pertusis që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes. Shkaktohet nga bakteria Bordetella pertussis që gjendet në gojën, hundën dhe fytin e personit të infektuar. -Kjo sëmundje ngjitëse mund të…

Read More

Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 05.04.2024 – 11.04.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë (1168) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan. Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, transmeton Telegrafi. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur, kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku sipas tij, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave”, thuhet në njoftim. Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar fillimin e hetimeve.

Read More

Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore në Kamenicë, ku gjatë kontrollit fizik të dy personave të dyshuar është  gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Për rastin ka njoftuar policia, e cila ka thënë se substanca narkotike të ketë qenë e paketuar në 23 qese plasmani në peshë prej 29.6 gram. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More