Author: admin

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka shpërndarë fidane të mjedrës dhe material përcjellës për ngritjen e pemishteve me mjedër. Kryetari i Komunës Alban Hyseni, tha se 119,553.00 euro është vlera e 50.000 m/2 me mjedër dhe 20.000 m/2 me boronicë që po i shtohen fondit të agronomisë në Gjilan. Ai tregoi se 19 fermerë përfitues për mjedër (me nga 10, 20 dhe 30 ari), duke përfshirë fidanet, sistemin pikë-pikë për ujitje, pompat e ujit 1.5kW, agrofolia, pompa spërkatëse 16 litër me bateri. Kryetari më tej shtoi se 10 fermerë janë përfitues për boronicë (me nga 10,…

Read More

“Në 25-vjetorin e Betejës, ndezëm dritat e tri shkronjave të arta, UÇK, të cilat nga sonte do ta ndriçojnë kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan”, ka thënë Ahmet Isufi, ish komandant i Zonës Operative të Karadakut, të UÇK-së, i cili mori pjesë në aktivitetet e sotme në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të Epopesë së Zhegocit, përfshirë edhe në përurimin e monumentit “Porta e Heronjve – UÇK”, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, ngjarje kjo e cila bëri kthesën e madhe historike. “Në këtë përvjetor jubilar, me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë…

Read More

Janë vizituar 9 familje vitiase nga ekipet tona të vizitave nëpër shtëpitë e fshatrave: Tërpezë, Radivojcë, Smirë dhe Sadovinë e Jerlive. Të përkushtuara në maksimum që të mos lënë asnjë fëmijë pa e vizituar në shtëpi dhe t’u japin këshillat e nevojshme. Gjatë këtyre vizitave kujdes iu jepet edhe anëtarëve tjerë të familjes. Kënaqësi e veçantë kur familjet e presin vizitën me shumë dashuri dhe iu bashkangjiten në vizitë edhe baballarët./GJILANI INFO/

Read More

Shemsi Syla Okupatori serb, para se të nisej në ofensivë kundër forcave të UÇK-së në Malësinë e Zhegocit, duke përdorë dhunë të shfrenuar, kishte ndërmarrë një fushatë të egër të masakrave dhe spastrimit në fshatrat e Anamoravës. Më 2 prill 1999, forcat armike sulmojnë fshatrat Lladovë, Llashticë, Zhegër, Shurdhan, Stançiq duke lënë dhjetra e qindra të vrarë e të plagosur nga popullata civile dhe kështu me një veprim strategjik, neutralizuan njërën nga kanalet e furnizimit, Grykën e Shurdhanëve që lidhej me malësinë e Karadakut të Kumanovës. Nga shtëpitë e tyre, larguan edhe popullatën e Përlepnicës dhe fshatrat përrreth. Largoi popullatën…

Read More

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, ishte pjesëmarrêse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “E nderuar të isha pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani” tha Herolinda Murati Leka. Të pranishëm ishin liderë, ekspertë dhe partnerë nga 40 shtete. /GJILANI INFO/

Read More

Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë sot homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan. Po ashtu u mbajt edhe tubim përkujtimor për dëshmorin, mësuesin dhe luftëtarin Njazi Osmani në Kishnapole. Homazhet kanë vazhduar edhe te laipdari në Zhegoc. Aktivitetet vazhdojnë me akademinë përkujtimore dhe zbulimin e Portës së Monumentit të Heronjve në Gjilan. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni. Ajo tha se janë këtu në nderim të Betejës së Zhegocit, ku janë vrarë…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë mbajtur një takim me ekipet e regjistrimit të popullsisë në Gjilan. “Ky takim po bëhet për t’i dhënë edhe njëherë rëndësinë dhe kohën e përkushtimin tonë një procesi të rëndësishëm për vendin – Republikën, Regjistrimit të Popullsisë”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se bashkëbiseduan me anëtarë të Komisionit Komunal për regjistrim, mbikëqyrës dhe regjistrues, duke vlerësuar lart angazhimin e gjithsecilit që ka rol në këtë proces. “Ju po e bëni këtë. Ju po angazhoheni në terren, secili në rolin e vet…

Read More

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve dhe viktimave të luftës, të banorëve të fshatit Skifteraj të Vitisë, institucionet komunale, përfaqësuesit e subjekteve politike, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë e të tjerë, kanë zhvilluar sot homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe viktimave të luftës, ku janë përkujtuar të rënët e këtij fshati. Përveç homazheve që janë bërë te varrezat e tyre, janë përkujtuar edhe viktimat e kësaj ofensive nga forcat paramilitare serbe, si dhe 4 fëmijë të cilët kishin gjetur vdekjen si pasoj e minave të vendosura brenda fshatit Skifteraj. Gjithashtu në nderim të tyre janë…

Read More

“Në 25 vjetorin e Betejës së Zhegovcit, bëmë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve për liri”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan. Tutje thuhet se rënia e tyre është amanet për ne, që të punojmë shumë e me dinjitet çdo ditë, që vendi jonë të jetë më i fortë e i përparuar!  Lavdi të rënëve për liri. /GJILANI INFO/

Read More

Identifikimi i kyçjeve ilegale, ndëshkim për të gjithë konsumatorët të papërgjegjshëm. Kyçjet e paligjshme në sistemin e ujësjellësit, është një çështje serioze që ndikon negativisht në funksionimin e sistemit të ujit dhe dëmton përpjekjet tona për të siguruar qasje të drejtë për të gjithë. Andaj ne, jemi më të angazhuar se kurrë, për të zbuluar dhe parandaluar kyçjet e paligjshme, dhe për të mbështetur legjislacionin për t’u siguruar që çdo konsumator të ketë një lidhje legale dhe të rregullt në sistemin e rrjetit të ujësjellësit. KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan 

Read More