Një armë zjarri dhe 14 fishekë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli të realizuar në shtëpinë e një personi të dyshuar në fshatin Zhegër të Gjilanit.
Sipas njoftimit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë së bashku me 14 fishekë.
I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar për t’u proceduar më tej në procedurë të rregullt./Gjilani Info/


