- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë nuk është një detyrë e lehtë. Stresi shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm. Kemi një përqindje të mirë të njerëzve që janë të prekur nga stresi deri në atë masë sa bëhet i pakontrollueshëm. Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe eventualisht ta eliminosh atë është e rëndësishme që të keni një shëndet të mirë mendor. Dhimbjet e kokës, ngërçet, paniku, sëmundjet e zemrës dhe shumë dhimbje tjera të pashpjegueshme në pjesë të ndryshme të trupit janë indikatorë të dikujt që po përballet me shumë stres. Më poshtë do të japim disa…
Armando Sadiku është bërë me skuadër të re. Sadiku ka nënshkruar për ekipin nga India, FC Goa. Sulmuesi shqiptar kështu nuk ndryshon kampionat, por vetëm ekip, pasi sezonin e kaluar u paraqit për Mohun Bagan, me të cilët doli nënkampion. Edicionin e shkuar, sulmuesi mori dy trofe me Mohun Bagan, duke qenë një element i rëndësishëm për skuadrën, ndonëse u mund në finalen e madhe të titullit në fazën “play-off”. Sadiku u shpreh i emocionuar për bashkimin me FC Goa. “Jam i emocionuar që bashkohem me Goan, një ekip që e konsideroj si ndër më të mirët në Indi.…
Lulzim Tafa, Rivali i Adamit, Botimet AAB, Prishtinë, 2024. Lulzim Tafa është poet. Kjo fjali do të mund të thuhej në fund, por unë guxoj ta them në fillim, ashtu siç ai guxon të shkruajë, ashtu siç shkruan. Përmbledhja e poezive “Rivali i Adamit” e konfir mon edhe një herë, pas krejt çmimeve e çmuar- jeve, poetin Lulzim Tafa. “Mbrëmë m’u shfaq në andërr/ Hija ime. /Vend s’kishin lënë pa e kafshuar/ Ckurril/ gjaku prej syve./ Më shih, t’përgjakur/ Ti ke faj, më tha / Duke të ndjekur ty / Më kafshuan mua.” Kjo poezi nuk është në fillim…
Lavdije Murati është pedikurja shqiptare, e cila edhe gjatë Euro 2024 u kujdes për trajtimin e këmbëve të futbollistëve të kombëtares së Italisë Lavdije Murati është një trajtuese e këmbëve të lojtarëve te skuadra gjermane Borussia Dortmund, transmeton albinfo.ch. Ajo gjatë zhvillimit të kampionatit Euro 2024 ishte trajtuese e këmbëve edhe për futbollistët italianë. “Ishin të gjithë vërtet shumë të këndshëm. Më kanë lënë përshtypje shumë të mirë. Ishin të informuar për punën time. Nuk kisha nevojë t’u tregoja se kush jam dhe çfarë bëj”, thotë Lavdija. Ajo është nga Kosova, por jeton prej kohësh në Gjermani. “Të gjithë…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.
Komuna e Gjilanit, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar reagimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, pas deklaratave të ish-ushtruesi i detyrës së Shefit të Urgjencës së QKMF-së në Gjilan dr. Leotrim Kurteshi, i cili ka dhënë dorëheqje, për, siç është shprehur, “për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve”. Ai e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që ta hetojë rastin. Ja reagimi i plotë i Drejtorisë për Shëndetësi dhe QKMF-së. LEXO EDHE: Jep dorëheqje shefi i Urgjencës në Gjilan Reagim ndaj deklaratës së publikuar nga ish-ushtruesi i detyrës së Shefit…
“Hetim urgjent për rastin e alarmuar nga Dr. Leutrim Kurteshi”, ka kërkuar Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i LDK-së në Gjilan. Ja reagimi i këtij Komisioni. Shqetësuese dhe alarmuese deklarata e Dr. Leutrim Kurteshi, për neglizhencën dhe mosprofesionalizmin e personelit shëndetësor, ku për pasojë pacienti ndërron jetë, e askush nuk jep përgjegjësi. Komuna e Gjilanit, në radhë të parë, para çdo pune tjetër, duhet ta ketë prioritet jetën e njeriut. Nuk mund të kalojë një skandal i tillë pa përgjegjësi nga askush! Moszbatim i urdhëresave të autoritetit drejtues të institucionit nga kryeinfermierja, mospergjigje në telefonatat e pacientëve, mungesë…
Shefi i Urgjencës në QKMF-në “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, Leotrim Kurteshi, në një reagim të tij, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje, siç është shprehur: “për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve”. Ai e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që ta hetojë rastin. ja postimi i plotë i tij: SUPERSKANDAL Reagim publik -Të nderuar qytetarë të Gjilanit -Ju njoftojë se jap dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në QKMF-në “Dr.Nagip Rexhepi” -Gjilan. Për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve. Ftoj Prokurorin e Shtetit të hetojë rastin. Shkaku i superskandaleve…
Gjeneral Isufi nderohet me Medaljen e Karrierës prej Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari
Sefer Isufi, Gjeneral Brigade në FSK, njëherit edhe këshilltar ushtarak i Presidetes së Kosovësa Vjosa Osmani, ka pranuar sot Medaljen e Karrierës prej Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. “Pata nderin e madh të pranoj sot Medaljen e Karrierës prej Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari”, është shprehur ai. Gjeneral Isufi ka thënë se këtë medalje dhe gjithë karrierën e tij ushtarake të deritashme dhe të ardhme, ia dedikon me përkulje të përjetshme, frymëzimit të tij jetësor e profesional, stërgjyshit, liderit të madh të luftës për liri e pavarësi kombëtare, Heroit, Idriz Seferit./GJILANI INFO/
Dega e AAK-së në Gjilan: Diskutuam për prioritetet e Aleancës për diasporën në programin zgjedhor 2025-2029
Gjatë diskutimit u trajtuan shumë tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë si dhe përmirësimin e shërbimeve dhe përmbushjen e kërkesave në vendet ku jetojnë, për ta forcuar edhe më tej lidhjen e tyre me atdheun. U miratuan qëndrimet programore që do të përfshihen në programin zgjedhor të Aleancës 2025-2029, disa prej të cilave janë me sa vijon; 1. Forcimi i pozitës vendimmarrëse të diasporës në Kosovë; 2. Krijimi i lehtësirave fiskale dhe doganore, me legjislacion të ri, për investime kapitale nga diaspora; 3. Rritjen e aktiviteteve arsimore e kulturore në diasporë. Do të përpilohen programe…

