- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Festivali “Kamenica Summer Fest” mbrëmë ka gëzuar më të vegjlit tanë. Kjo pasiqë për ta u mbajt aktiviteti me maskota të cilët argëtonin fëmijët duke kënduar e vallëzuar së bashku këngë për fëmijë. Në fytyrat e tyre vëreheshin buzëqeshje e gëzim pasi që takuan ‘heronjtë’ e tyre të veshur si maskota. Ata bënë edhe foto të shumta me këto personazhe të cilat do të mbesin përherë si kujtim i ëmbël për ta./GJILANI INFO/
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se të gjithë mërgimtarët që kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara e pa pagesë. Gërvalla tha se rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik, teksa shtoi se Kosova ka nevojë për të gjithë që ta rikthejnë shtetësinë e tyre. “Ai lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar. Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni…
Një burrë në Gjilan ka raportuar në polici se djali i tij përdorues i substancave narkotike, në vazhdimësi shkakton dhunë psiqike. Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
UKZ ka arritur suksese të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare në projektet ERASMUS+për vitin 2024
“Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit sa i përket bashkëpunimit në arenën ndërkombëtare në kuadër të ERASMUS+. Kjo arritje është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të stafit akademik dhe administrativ të UKZ-së, si dhe mbështetjes së fuqishme nga studentët dhe partnerët tanë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e UKZ-së. Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka tha se, nga 16 projekte të aplikuara (2 si koordinator), UKZ ka arritur që në thirrjen e fundit të fitojë tre (3) projekte Erasmus+ CBHE, duke vazhduar rrugën…
Aktiviteti i Paintball-it ktheu Lugun e Verdhë në një fushë beteje me plot argëtim e adrenalinë
Fusha e paintball-it u improvizua e u mbush me pengesa të ndryshme ku u krijua një ambient luftarak e sfidues për grupet e qytetarëve të cilët u përballën me njëri tjetrin. Me armët e paintball-it në duar, sado e frikshme që dukej në fillim, lufta u kthye nga ballafaqimi në të qeshura pafund duke u argëtuar të gjithë pjesëmarrësit. Në këtë përballje interesante nuk mungoi as Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ku të ftuara ishin edhe deputetet Arta Bajralia dhe Fitore Pacolli. Organizime të tilla por edhe më atraktive na presin edhe në ditët në vijim./GJILANI INFO/
Nga mbrojtja e zemrës te problemet me reumatizmën, ja kura me vaj ulliri dhe limon për shëndet të fortë
Prej shumë vitesh njerëzit e kanë përdorur kurën natyrale me vaj ulliri dhe limon në të mirë të shëndetit dhe trupit. Kjo kurë që konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal. Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht. Përfitimet e kurës me vaj ulliri dhe limon për shëndetin Detoksifikimi i trupit Përzierja mes vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin. Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies mëngjesit që të funksionojë në mënyrë…
Është kohë lëvizjesh dhe për të mund të jetë e duhura. Ernest Muçi besohet se do të largohet nga Turkiye Superlig për ta vazhduar karrierën në Angli, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave turke, “Shqiponjat e Zeza”, të Beshiktashi po bëjnë çmos që të transferojnë brazilianin Anderson Talisca nga Al-Nassr. por për këtë duhen shpenzime. Kjo do të thotë se klubi nga Stambolli po mendon të sakrifkojë Muçin dhe po ashtu edhe fantazistin e talentuar turk Semih Kilicsoy, ku deri më tani theksohet se Beshiktashi ka dy oferta për lojtarin ofensivë të kombëtares shqiptare. Njëra prej tyre…
Nga: Blerim Valla Tani kur u bën 12 vjet nga ikja në amshim e tij dhe kur jemi afër ditëlindjes së tij të 82-të, Ali Podrimja fatkeqësisht u harrua shpejt, siç janë harruar edhe shumë klasikë të letërsisë e kulturës tonë, intelektualë e poetë elitarë, atdhetarë të pakopromisë që i përkisnin epokës iluministe të Kosovës – epokë kjo që i parapriu çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Por, sikur po harrojmë se qëmoti jetojmë në kohën e antivlerave në letërsi dhe të shkatërrimit të kulturës sonë nga vet ne! Lexo po ashtu: Njeriu i dy mileniumeve Mbase vijnë kohëra të tjera…
Rritja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, vazhdon të rëndojë xhepin e varfër të konsumatorit kosovar. Të dhënat zyrtare tregojnë se në pesë vitet e fundit, çmimet e produkteve bazë si mielli, vaji apo qumështi, kanë pësuar rritje të vazhdueshme. “Të arsyshme nuk janë hiç, të shtrejta janë pak por pa to spo bon spo ki qare pa i ble”. Kështu po ankohen qytetarët për çmimet e larta të produkteve ushqimore. “Për neve pensionerat po a për ata që marrin rroga 500,600 euro nuk janë të larta”, tha pensionisti Ruhan Maliqi. “Vallai për ditë, këto të përditshme që shkojnë…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

