- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kanë nisur aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit. Aktivitetet filluan me ekspozitën “Ekzistenca” edicioni ll-të nga artistët nga mëgata në Galerinë e Arteve. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bëri hapjen e aktivitetit “Ditët e Mërgatës” edicionin e dytë të ekspozitës me artistë nga diaspora dhe trojet shqiptare. Leonora Morina Bunjaku, tha se artistët nëpërmjet artit po sjellin e paraqesin nga një pjesë të traditës e kulturës tonë. Ajo falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e dhënë në kohëra të ndryshme për vendlindjen. “Duke kontribuar në vendlindje do…
Në Rajonin e Gjilanit janë shqiptuar 49 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, prej tyre janë përjashtuar 28 nga komunikacioni
Aktivitete javore në trafikun rrugor: Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 19.07.2024 – 15.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë (1760) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i dyzet e pesë (45) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar…
U mbajtën provimet pranuese të studimeve baçelor për vitin akademik 2024/2025 në Universitetin” Kadri Zeka”
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajtën provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj të studimeve baçelor, për vitin akademik 2024/2025. Për të parë nga afër këtë proces Menaxhmenti i Universiteti, Rektori, Prorektorët, Dekanët e Njësive Akademike, kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Me këtë rast Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka përgëzuar aplikantët për zgjedhjen e UKZ-së për të vijuar rrugëtimin e tyre profesional dhe akademik, derisa ka uruar të gjithë kandidatët për suksese në provimin pranues. Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik…
Me rastin e pensionimit të zyrtarit komunal, Avdirrahman Haliti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka pritur sot atë në takim. Kryetari Haliti e ka falënderuar dhe vlerësuar lartë për kontributin e tij të dhënë në institucionet komunale dhe për qytetarët e vitias, për shumë vite me nder dhe dinjitet. Me këtë rast kryetari në shenjë falënderimi për punën e mirë që ka bërë, e ka nderuar me një mirënjohje. Përndryshe, Avdirrahman Haliti ishte zyrtar në sektorin për ekonomi dhe zhvillim./GJILANI INFO/
Në qytetin e Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës “Hoxhë Jonuzi” dhe “Muhamet Muharremi”. Me këtë rast punimet i ka vizituar i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Krahas këtyre punimeve brenda qytetit janë duke u vazhduar edhe punimet e sheshit nga qendra e qytetit tek posta. Gjithashtu në Viti, po bëhet edhe finalizimi i projektit me kalldrëm përgjatë lumit “Morava e Binçës”. Përndryshe me përfundimin e këtyre punimeve po bëhet rivitalizimi dhe zgjerimi i tërësishëm i rrugës nga QKMF-ja deri në hyrje të fshatit Drobesh. Përndryshe ky projekt është financuar me mjetet financiare që…
Kryetari Haziri i jep mbështetje kërkesave të Handikosit dhe Shoqatës së të Verbërve, mjetet e aprovuar nga Kuvendi t’u alokohen me urgjencë
Në vazhdën e takimeve që këto shoqata kanë pasur me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Gjilanit, i takoi drejtuesit e organizatave Handikos dhe Shoqatës të Verbërve edhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, përkatësisht Fatmir Shurdhanin dhe Bajram Spahiun. LDK në Gjilan i jep mbështetje në plotni kërkesave kaq bazike të tyre, duke theksuar edhe njëherë se duhet të respektohen me urgjencë vendimet e Kuvendit Komunal dhe të ndahen mjetet e premtuara e të zotuara për këto dy shoqata, të cilat nuk e ndalën aktivitetin…
Sërish dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, opozita (LDK) nuk heq dorë nga kërkesa për transmetim medial, nuk mjaftohet me transmetim online në faqet zyrtare
Gjilan, 26 korrik 2024 – Në mungesë kuorumi, për të katërtën herë radhazi ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK) ka lëshuar sallën nën arsyetimin se Komuna e Gjilanit nuk ka siguruar transmetim medial siç ka qenë në të kaluaren. Opozitës (LDK-së) nuk i ka mjaftuar transmetimi në kanalin zyrtar youtube dhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në facebook, duke theksuar se pa transmetim medial nuk mund të vazhdohen punimet. “Meqë nuk është siguruar as sot transmetimi medial, është pamundësuar puna e Kuvendit”,ka thënë shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së,…
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë. 94 aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë 24-orëve të fundit në rrugët e Kosovës. 30 me të lënduar, ndërsa 64 vetëm me dëme materiale. Ndërsa, 2 mijë e 388 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të enjtes. Po ashtu të enjten policia ka arrestuar 16 persona, 11 janë dërguar në mbajtje.
Sot bëhen gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur. Veprimtarit të çështjes kombëtare, frymëmarrja iu ndalë në moshën 82-vjeçare. “Mandela” i Kosovës, lindi më 26 shkurt 1936, në Prishtinë, ndërsa me prejardhje është nga Lupqi i Podujevës. Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera. Për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës. Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë…
Do të vij Më prit Do të vij pas mesnate Kur terri të mbuloj gjithçka E heshtja të mbizotëroj Do ti këpus zinxhirët e grilave Me gjuhën e zemër ës Sonte me prite se do te vij Dhe hënës iu luta të bëjë gjumë Dua që vetëm dashuria jonë Të ec shtatëve si lum Të jemi vetëm dua, pa shtroje Pa petale trëndafili Nuk dua të na shoqëroj as zë bylbyli Mes territ dua të takohemi Më pritë, të lutem në Zot Vetëm një përqafim e një puthe dua Pastaj do të largohem, do të ikë.

