Author: admin

“Bojkoti i punës së Kuvendit Komunal po ndodhë herë nga VV, e herë nga LDK. Kryetari i VV-së dhe i komunës është totalisht i papërgjegjshëm, për 4-5 seanca të Kuvendit Komunal ai fare nuk shkon për të marr pjesë për teke dhe inate politike, e kur shkon kryetari në seancë, pastaj asambleistët e LDK-së e lëshojnë seancën për të treguar fuqinë e tyre dhe për të dështuar vendimarrja në KK. Këto veprime, janë pjesë e një lojë të ulët që po e dëmton rëndë normalitetin e punës në të gjitha institucionet komunale”, thotë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.…

Read More

Për tri net me radhë Amfiteatri i Qytetit u mbush me qytetarë të shumtë për të parë nga afër Pato’s Tournament ‘Astrit Dërmaku’. Një lojë futbolli në fushë të vogël me super ekipe që sollën emocione, u duartrokitë shumë nga qytetarët. E nata e mbrëmshme ishte nata e finales ku u përballen këto ekipe dhe patën këto rezultate: KF Petriti- 4:0 -KF Hodonovci Amigos- 4:1 – YoungBoys Kategoria e vajzave: Skuadra 1- 2:5 -Skuadra 2 KF Dardana 10A (U11)- 0:3 -FC Orana KF Dardana 10 A (U13)- 0:1 -3-B Topanica- 1:1 -Ma të mirët Finale fëmijët FC Orana- 1:3 -3-B…

Read More

Në Inovation Hub Gjilan, me qindra të rinj e të reja, tashmë kanë përfunduar trajnimet dhe përgatitjet e tyre. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ishte pjesë e përmbylljes së katër projekteve, bashkë me partnerët nga Ipko Foudation dhe UNICEF. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim inovacionin, kreativitetin dhe potencialin rinor”, tha Alban Hyseni. I pari Gjilanit, tha se Qendra e Inovacionit është jetësim i premtimeve./GJILANI INFO/

Read More

Nga: Ismajl Kurteshi  – /anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/ … edhe për këta katër muaj që nuk kemi punuar, ne jemi paguar nga buxheti i shtetit, që grumbullohet nga kontributet e qytetarëve. Është hera e katërt që seancat e Kuvendit të Komunës së Gjilanit po dështojnë për mungesë të kuorumi, pasi që seancat po bojkotohen nga këshilltarët e LDK-së, me arsyetimin se po mungon transparenca, (po mungon transmetimi i seancave nga një medium lokal) edhe pse Ministria e Pushtetit Lokal, e cila në lidhje me këtë  çështje është deklaruar se, transmetimin e seancave përmes Youtubes…

Read More

Sport Club Gjilani  ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra Alban Hysenin për shkak të kërkesës së tij personale për t’u tërhequr momentalisht nga futbolli. Alban Hyseni ka vendosur që të shkëputet nga klubi dhe futbolli për shkak të angazhimeve personale, duke lënë prapa kontributin gati një dekade në stafin teknik. “Me kërkesën e tij personale, klubi e ka mirëkuptuar Hysenin dhe njëherësh i ka ofruar mundësinë e rikthimit në çdo moment në të cilin ai ndjehet i gatshëm, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit. Hyseni ishte pjesë e stafit teknik të Gjilanit nga edicioni 2016/17,…

Read More

Në 10 vjetorin e rënies së policit Jahi Maliqi në krye të detyrës, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin Regjional të Policisë, Agron Rukiqi, kanë vizituar familjen e të ndjerit. Gjatë vizitës, Kryetari Rahimaj, vlerësoi sakrificën dhe përkushtimin e policit Jahi Maliqi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke u shprehur se për policët sikurse Jahi Maliqi janë krenarë të gjithë qytetarët. Jahi Maliqi është polici i pesëmbëdhjetë i rënë në krye të detyrës nga formimi i Policisë së Kosovës. /GJILANI INFO/

Read More

Me rastin e ndarjes nga jeta të të riut nga Gjilani, Agron Maliqi, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. E nderuara familje Maliqi, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Agron Maliqit, djalit të mikut tim të ndjerë, bashkëpunëtorit të pashoq e ish-drejtorit komunal, Zijadin Maliqi. Agronin do ta kujtojmë të gjithë si djalë të dashur, të sjellshëm e punëtor. Në këto momente të rënda për familjen, ju lus të gjeni forcën ta përballoni dhimbjen, të cilen…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, bënë të ditur se gjatë kësaj jave, nga data 22 – 26 Korrik 2024, përmes shkrimores ka regjistruar dyzet (40) kallëzime penale me gjashtëdhjetenjë (61) persona, për vepra të ndryshme penale. Gjatë kësaj jave nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë proceduar: –  njëzetegjashtë (26) aktakuza, –   shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, –   njëzetetri (23) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), –  tetëmbëdhjetë (18) raporte…

Read More