Në muajin korrik të këtij viti janë regjistruar jo më pak se 79 intervenime për shuarjen e zjarreve në komunën e Gjilanit, ka njoftuar Murat Ramadani, Zëvendës Komanadant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Sipas tij, shkaktarë të shpërthimeve të zjarreve thuhet se kanë qenë temperaturat e larta, por në shumicën e rasteve edhe faktori njeri.
“ Kjo po ndodhë edhe për shkak të shprehive të këqija që po lihen të mbeturat, pa llogaritur se mund të shndërrohen në zjarre me pasoja”, tha ai.
I pyetur se a mund të ketë patur raste të qëllimshme të ndezjeve te zjarreve përgjigjien për këtë pyetje e barti tek Inspektori për Parandalimit e Zjarreve, Nehat Ibrahimi.
“ Kemi edhe ndezje zjarresh të qëllimshme, madje shumica janë të këtilla, por në mungesë të kushteve spo kemi mundësi të i zbulojmë”, tha inspektori Ibrahimi.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se sipas ligjit në fuqi, nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrëfikësve në komunën e Gjilanit.
“ Tash për tash kemi vetëm 32 zjarrfikës të rregulltë dhe 15 vullnetarë, që e kanë zbutur pak situateën. Ndërsa është e nevojshme të kihen 57 zjarrëfikës, bazuar në ligjin që parasheh 1 zjarrëfikës për 1 mijë e 500 banorë”, tha Zëvendës Komanadant, Ramadani.
Ai apeloi që të mos ndezen zjarre, sepse pasojat prej tyre mund të jenë të pa parashikueshme./GJILANI INFO/


